AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Sfida e madhe e inteligjencës artificiale

Si dy vendet kryesore në zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, Shtetet e Bashkuara dhe Kina po veprojnë mbi bazën e disa supozimeve që legjitimojnë përparimin gjithnjë e më të shpejtë, pavarësisht rreziqeve që ai mund të sjellë. Kjo mënyrë të menduari nuk është shumë e ndryshme nga arsyetimi që dikur përdorej për të justifikuar brutalitetin e stalinizmit në emër të modernizimit të shpejtë.

Harold JamesHarold JamesngaHarold James
11 seconds më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
donald trump visit to china, may 2026 p20260514dt 0841
Trump duke shtrënguar duart me Presidentin Kinez Xi Jinping pas mbërritjes më 13 maj 2026 në Pekin. Foto: Wikipedia.

Samiti mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping zhvillohet në një kohë kur të dy liderët po i kushtojnë një rëndësi të madhe inteligjencës artificiale, ose “superinteligjencës”, siç këmbëngul ta quajë tani Trump. Të dy e shohin këtë teknologji si një faktor të rëndësishëm për konkurrencën ekonomike, politike dhe ushtarake, duke u mbështetur në një logjikë të fortë konkurruese me shumën zero.

Trump dhe Xi po ngatërrojnë idenë e arsyeshme se inteligjenca artificiale mund të sjellë përfitime të shumta konkrete me bindjen se ajo mund t’i japë avantazhe të jashtëzakonshme kujtdo që arrin ta kontrollojë atë. Siç tha Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: “tani them se kush fiton SI-në, kush fiton superinteligjencën, fiton. Ai është grupi që fiton. Dhe ne aktualisht jemi shumë përpara Kinës dhe të gjithë të tjerëve dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë.” Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2018, Xi vuri në dukje se inteligjenca artificiale do të shndërrohej në një levë strategjike – një “lokomotivë” – për të avancuar pozicionin e Kinës në shkencë dhe teknologji në nivel global.

Megjithatë, ia vlen të ndalemi te rreziqet që mund të sjellë një mbështetje e tillë te kjo teknologji. Për Shtetet e Bashkuara, problemi që inteligjenca artificiale pritet të zgjidhë është artikuluar prej kohësh. Muajin e kaluar, borxhi kombëtar tejkaloi 40 trilionë dollarë, ndërsa votuesit vazhdojnë të jenë të rezervuar ndaj çdo kombinimi të mundshëm të rritjes së taksave apo shkurtimit të shpenzimeve për ta frenuar atë. Si rrjedhojë, SHBA-ja mbështetet edhe te kapitali i huaj, ndërsa investitorët e huaj po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm në financimin e borxhit të qeverisë amerikane, siç dëshmohet nga rritja e ndjeshme e normave të interesit të bonove të Thesarit.

Ndërsa redimentet e bonove të thesarit e obligacioneve rriten, mund të shtohen edhe shpenzimet e qeverisë për shërbimin e borxhit, të cilat aktualisht i kushtojnë mbi 1 trilion dollarë në vit – gati një të pestën e shpenzimeve totale qeveritare. Nëse kjo prirje vazhdon, mund të krijojë presione të konsiderueshme mbi financat publike, duke rritur rrezikun e mospagimit të borxhit ose të inflacionit të lartë. Por ekziston edhe një mundësi tjetër: një rritje e ndjeshme e produktivitetit mund t’i mundësonte SHBA-së të zgjerojë ekonominë e saj dhe, në këtë mënyrë, të lehtësojë barrën e borxhit. Siç argumentoi Elon Musk në fillim të këtij viti: “Ne do të falimentojmë me siguri si shtet dhe do të dështojmë si vend, pa inteligjencën artificiale dhe robotët. Asgjë tjetër nuk do ta zgjidhë borxhin kombëtar.”

Problemi i Kinës është i ndryshëm, por jo më pak i vështirë për t’u zgjidhur. Vendi po përballet me pabarazi të thella gjinore dhe me një rënie demografike, si pasojë e politikës së një fëmije të vendosur në vitin 1979, në të njëjtën kohë kur Deng Xiaoping nisi reformat e orientuara drejt tregut në Kinë. Arsyetimi ishte se familjet e mëdha do të ushtronin presion malthusian mbi burimet dhe do ta dënonin Kinën me varfëri. Në prag të mijëvjeçarit të ri, popullsia e Kinës ishte 1.26 miliardë banorë – një e pesta e popullsisë së botës – dhe qeveria parashikonte që ajo të arrinte në 1.6 miliardë deri në mesin e shekullit. Megjithatë, në vitin 2025, popullsia ishte 1.4 miliardë, ndërsa projeksioni për vitin 2050 ishte 1.26 miliardë. Kthesa demografike erdhi, në mënyrë ironike, pas vitit 2016, pikërisht kur qeveria i dha fund politikës së një fëmije. Me tkurrjen e fuqisë punëtore që pritet të vijë, Kina do të ketë nevojë për inteligjencën artificiale për të kompensuar këtë hendek.

Duke e mbështetur strategjinë e tyre tërësisht tek inteligjenca artificiale, SHBA-ja dhe Kina përballen me dilema të mëdha. SHBA-ja po vepron mbi supozimin se inteligjenca artificiale është i vetmi instrument në dispozicion për të shmangur një krizë fiskale të shkaktuar nga borxhi i lartë, edhe pse vetë rreziqet në rritje të IA-së mund të krijojnë kushtet për panik dhe tronditje financiare. Çfarë do të ndodhte nëse një ofertë publike fillestare prej 2 trilionë dollarësh e Anthropic do të dështonte, sepse investitorët do të dyshonin se kompania mund të gjenerojë kthime të mjaftueshme nga investimet e mëdha që janë bërë? Po nëse ata tërhiqen nga reagimi politik kundër qendrave të të dhënave ose nga zhvendosja e vendeve të punës si pasojë e IA-së?

Për Kinën, shpresa është që fuqia punëtore robotike e mbështetur nga inteligjenca artificiale të zëvendësojë njerëzit në sektorin e prodhimit – motorin e rritjes së vendit të nxitur nga eksportet – si dhe në sektorët e kujdesit shëndetësor dhe social, të cilët do të bëhen gjithnjë e më të nevojshëm për të mbështetur një popullsi në plakje. Por edhe ky bast mbështetet në një sërë supozimesh që ende nuk janë vërtetuar.

Si do ta përballojnë Kina apo SHBA-ja demoralizimin e të rinjve që ndihen sikur nuk kanë një qëllim në jetë? Gjenerata e mijëvjeçarëve dhe Gen Z-ja në Kinë tashmë reagojnë ndaj presionit shoqëror për t’u martuar, për të blerë prona dhe për të pasur fëmijë. Sipas këndvështrimit të tyre, nuk ka kuptim të mbështesin një kontratë shoqërore që është e destinuar t’i zhgënjejë. Edhe pse ky fenomen nuk është unik për Kinën, shpejtësia e ndryshimit të qëndrimeve te të rinjtë kinezë ka qenë e dukshme dhe përkon me ritmin e revolucionit të inteligjencës artificiale. Por sa më pak të interesuar të jenë kinezët për të punuar fort ose për të pasur fëmijë, aq më të forta do të bëhen presionet që favorizojnë tkurrjen demografike.

Sigurisht, këto dy parashikime të mëdha – se produktiviteti në SHBA do të rritet ndjeshëm dhe se Kina do të arrijë me sukses të kompensojë tkurrjen e fuqisë së saj punëtore për shkak të plakjes së popullsisë – nuk janë të vetmet. Një tjetër bast, edhe më i rrezikshëm, lidhet me të ashtuquajturën garë për inteligjencën artificiale, ku ekziston bindja se fitorja është gjithçka, pavarësisht rreziqeve që mund të shoqërojnë përparimin e shpejtë të teknologjisë.

Është e vërtetë se ata që punojnë për zhvillimin e modeleve më të avancuara të IA-së përgjithësisht e vlerësojnë mundësinë e një “katastrofe” si shumë më të ulët se mundësinë e një rezultati pozitiv. Por pothuajse askush nuk e vë në dyshim se kjo teknologji mbart rreziqe potencialisht ekzistenciale në mungesë të mekanizmave mbrojtës, dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Nëse besoni se kontrollet e sigurisë mund t’ju pengojnë të fitoni një garë në të cilën keni gjithçka për të humbur, atëherë mund të jeni të prirur të hiqni dorë prej tyre.

Ky bast me pasoja potencialisht katastrofike ka një precedent të pazakontë në shekullin XX. Në Bashkimin Sovjetik, justifikimi për stalinizmin ishte se brutaliteti ekstrem konsiderohej një çmim i pranueshëm për përfitimet që pritej të sillte modernizimi i shpejtë. Që atëherë, ekonomistë dhe ideologë të ndryshëm kanë debatuar nëse qasja e Stalinit ishte vërtet “e domosdoshme”. Për shembull, historiani i shquar britanik marksist Eric Hobsbaëm dikur e justifikoi Stalinin, duke argumentuar se “në një periudhë kur, siç mund ta imagjinoni, vrasjet masive dhe vuajtjet masive ishin absolutisht universale, mundësia e lindjes së një bote të re mes vuajtjeve të mëdha do të kishte qenë gjithsesi një mundësi që ia vlente të mbështetej”.

Sot, SHBA-ja dhe Kina po shtyjnë përpara një version potencialisht edhe më shkatërrues të kësaj llogarie morale të tipit stalinist. Ndërsa pjesa tjetër e botës, me sa duket, thjesht po e ndjek këtë rrugëtim.

Sot, SHBA-ja dhe Kina po ndjekin një version potencialisht edhe më shkatërrues të kësaj llogarie morale të tipit stalinist. Ndërsa ne të tjerët, me sa duket, thjesht po e ndjekim këtë rrjedhë, pa pasur shumë ndikim mbi drejtimin e saj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Great AI Gamble

Etiketa: Donald TrumpInteligjenca ArtificialeXi Jinping
donald trump visit to china, may 2026 p20260514dt 0841

Sfida e madhe e inteligjencës artificiale

12:31 | 05/10/2026
dsc00555 scaled e1790952416936

Norvegjezi i akuzuar në Greqi: Gjyqi ka efekt “frikësues” ndaj mbrojtësve të të drejtave të migrantëve

12:00 | 05/10/2026
rama kodi

Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

07:38 | 05/10/2026
lda8k9c 20200725 163025 250720 5 09 4

Rritja e PPB-së e paqëndrueshme, paralajmërojnë ekspertët

08:51 | 04/10/2026
mother

Shenjtores që iu kthye trupi

07:34 | 03/10/2026
3roef5s 20220306 150326 060322 5 014 4

KQZ propozon zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e 2027-ës

16:25 | 02/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.