5 Tetor 2026, 12:17
Nga E. D

TIRANË- Deputeti demokrat Eno Bozdo i ka kërkuar mazhorancës të ndalojë procedurën për reformën territoriale dhe të dëgjojë kundërshtimet e bashkive që preken nga ndryshimet. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, Bozdo tha se nuk është normale që procesi i reformës të shoqërohet me protesta nga bashkitë që parashikohet të shkrihen.
Bozdo kundërshtoi propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke kërkuar që mazhoranca të ndalojë procedurën dhe të rikthejë konsultimet me njësitë vendore. Ai theksoi gjithashtu se opozita nuk synon bllokimin e reformës, por kërkon që të shqyrtohen alternativa që, sipas tij, u shërbejnë më mirë qytetarëve.
“Nuk është normale që të gjithë punët e këtij komisioni të bëhet me protesta. I ke të gjithë bashkitë në protestë poshtë, ata që shkrihen. Protestojnë se nuk janë dëgjuar dhe argumenti i tyre nuk është marrë parasysh. Zhduken 15 bashki në bazë të arsyetimeve të pabaza. Jeni ende në kohë të bllokoni procedurën. Duhet të bëni atë që me urdhër politik nuk e bëri dot Komisioni i Territoriales. Të dëgjonte të dilej me variantet më të mira. Opozita nuk ka pasur qëllim bllokimin përveçse propozimin e variantit më të mirë për qytetarët. I keni në rrugë që po protestojnë.
Cilët afate duhet të kapim? Kjo nuk kërkohet nga BE, nuk ka asnjë standard për pushtetin vendor apo numrin e njerëzve në bashki”, tha Eno Bozdo./Dosja.al
eno bozdo
Politike
5 Tetor 2026, 12:13
E. D
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kritikuar reformën territoriale dhe mënyrën se si shumica ...
Politike
5 Tetor 2026, 12:09
E. D
Egla Ceno
TIRANË- Aktorja Egla Ceno i është bashkuar protestës para Kryesisë së Kuvendit. Duke folur për mediat,&nb...
Politike
5 Tetor 2026, 12:03
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka deklaruar se deputetët e Partisë Socialiste duhet të votojn&...
Politike
5 Tetor 2026, 11:56
I.A
Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj
TIRANË- Deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë votuar kundër draftit të Partis&e...
Politike
5 Tetor 2026, 11:52
E. D
TIRANË- Diskutimet për reformën administrativo-territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazho...
Politike
5 Tetor 2026, 11:47
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka kritikuar draftin e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale, duke akuz...
Politike
5 Tetor 2026, 11:46
E. D
Bedri Hamza
TIRANË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me...
Politike
5 Tetor 2026, 11:38
E. D
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK...
Politike
5 Tetor 2026, 11:20
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar nga Kuvendi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se UÇK-ja nuk ishte...
Politike
5 Tetor 2026, 11:12
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...