Tahiraj për qëndrimin e LDK-së ndaj Gjykatës Speciale: Sot u dëgjua zëri i vërtetë i partisë

Saim Tahiraj ka komentuar vendimin e deputetëve të LDK-së për të mos marrë pjesë në votimin e ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, duke vlerësuar se ky qëndrim pasqyron pikëpamjet e anëtarësisë së partisë.

Të lidhura

None found

Ai ka theksuar se për shumë familje, të afërmit e të cilave janë vrarë për arsye politike, Gjykata Speciale në Hagë përfaqëson shpresën e vetme për drejtësi. Tahiraj u ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të ruajnë marrëdhëniet e ngushta me SHBA-në dhe vendet e Evropës Perëndimore, përcjell “Bota sot”.

Sipas Tahirajt, qëndrimi i fundit i LDK-së ishte në përputhje të plotë me vullnetin e anëtarësisë së saj dhe përbënte një rikthim te qëndrimet e saj të vërteta.

Ai e ka cilësuar mospjesëmarrjen në votimin për ndryshimin e ligjit si vendim të drejtë, veçanërisht për familjet që presin vendosjen e drejtësisë për të afërmit e vrarë për motive politike.

Tahiraj ka thënë se ky hap korrigjon gabimin e mëparshëm të deputetëve të LDK-së, të cilët kishin votuar rezolutën kundër vendimit të Gjykatës Speciale, përmes së cilit u dënuan katër të pandehurit.

Ai ka kërkuar që deputetët e LDK-së të përfaqësojnë në çdo rast qëndrimet e anëtarësisë, të mbrojnë interesat shtetërore dhe të vijojnë bashkëpunimin e afërt me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe Evropën Perëndimore.


Shtuar më 5.10.2026 12:32

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis