Nelson Hysa sfidon Agit Kabayel më 28 nëntor: “Do të jap gjithçka për ta sjellë titullin botëror në Shqipëri

Më 28 nëntor, në stadiumin e Dusseldorfit, Nelson Hysa do të përballet me gjermanin Agit Kabayel në një duel të peshave të rënda. Boksieri shqiptar kërkon të fitojë titullin më të rëndësishëm të karrierës, brezin e “artë” botëror, përballë një kundërshtari gjerman të pamposhtur.

Të lidhura

None found

Kjo sfidë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se zhvillohet në “Ditën e Pavarësisë” së Shqipërisë. Në një intervistë për “Newsport.al”, Hysa rrëfeu si u arrit marrëveshja për përballjen, foli për përgatitjet dhe shpjegoi arsyen pse u zgjodh pikërisht 28 nëntori.

Si u bë e mundur që këmbëngulja juaj për një duel me Agit Kabayel të konkretizohej?

Këtë përballje e kam kërkuar sepse besoj se e kam nivelin e nevojshëm për të luftuar për titullin botëror. Agit Kabayel është një kampion i fortë, i pamposhtur dhe e vlerësoj për gjithçka që ka arritur. Rruga drejt kësaj marrëveshjeje nuk ishte e thjeshtë, por në fund të dyja palët gjetëm gjuhën e përbashkët dhe tani ndeshja është zyrtare. Për mua bëhet fjalë për një mundësi të madhe dhe për një sfidë që e kam kërkuar vetë.

Përballja do të zhvillohet më 28 nëntor, në ditën e festës së flamurit. Ishte kjo një zgjedhje e juaja?

28 Nëntori ka një domethënie të jashtëzakonshme për shqiptarët, pasi është Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë sonë. Prandaj e konsideroj një datë të përkryer. Të boksoj atë ditë në Gjermani, për një titull bote, është zgjedhja më e mirë që mund të bëja. Dëshiroj që të gjithë shqiptarët ta ndiejnë veten pjesë të kësaj ndeshjeje dhe, me ndihmën e Zotit, ta festojmë së bashku një tjetër ngjarje historike.

Pas përplasjes në distancë, a mendoni se karakteri i Agit Kabayel do ta bëjë edhe më të vështirë sfidën në ring?

Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Po të mos ishte përballë një kundërshtar i fortë, nuk do ta kisha kërkuar këtë duel. Agit është kampion bote dhe e ka merituar pozicionin ku ndodhet. Ajo që ndodh jashtë ringut është pjesë e sportit, ndërsa gjatë ndeshjes vendosin vetëm grushtet, përgatitja dhe karakteri. Nuk kam ardhur për të folur shumë, por për të luftuar dhe për të fituar titullin.

Shqipërisë i mungon një titull i tillë. Çfarë mund të presim nga ju dhe a kanë nisur përgatitjet?

Stërvitja ka nisur dhe do të jetë përgatitja më serioze e karrierës sime. E kuptoj shumë mirë peshën e kësaj ndeshjeje. Nuk është thjesht një sfidë personale për Nelson Hysën, por një mundësi për t’i sjellë Shqipërisë titullin botëror në peshat e rënda. Do të jap gjithçka gjatë çdo dite të kampit dhe në çdo sekondë të duelit. Nuk mund të parashikoj përfundimin e një lufte, por garantoj se shqiptarët do të shohin një Nelson Hysa të përgatitur për të dhënë maksimumin.

Nëse rezultati nuk shkon në favorin tuaj, a do të ndryshojë vlerësimi që keni për Agit Kabayel?

Jo, sepse respekti për një kundërshtar nuk përcaktohet vetëm nga rezultati i një ndeshjeje. E respektoj Agitin që tani, pasi është kampion bote dhe e ka arritur këtë status përmes punës së tij. Nëse fitoj, do të them se kam mposhtur një kampion të madh; nëse triumfon ai, do t’i jap meritën që i takon. Megjithatë, unë nuk hyj në ring duke menduar për humbjen, por vetëm për fitoren. Kam zhvilluar 25 ndeshje, kam 25 fitore dhe 23 prej tyre i kam marrë me nokaut. E di se çfarë mund të bëj dhe pikërisht për këtë arsye e kërkova këtë sfidë. Më 28 nëntor do të jap gjithçka për ta sjellë titullin botëror në Shqipëri.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis