Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë apel protestuesve të mbledhur para ndërtesës së Kuvendit që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo akt dhune.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Haxhiu theksoi se e drejta për të protestuar është e mbrojtur nga Kushtetuta.
“Dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë – atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve tanë. Vlerat e UÇK-së nuk mbrohen përmes dhunës”, tha ajo.
Apeli i kryetares së Kuvendit u bë pas raportimeve të disa mediave për përplasje ndërmjet protestuesve dhe pjesëtarëve të Policisë.
Sipas këtyre raportimeve, një pjesë e protestuesve u përpoqën të futeshin në oborrin e Kuvendit, ndërsa disa deputetë po dilnin nga ndërtesa.
