Mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore. Deputeti i Partisë Demokratike Blendi Himçi tha se është shkelur kushtetuta në procesin e diskutimit të Reformës Territoriale.
Himçi: Faktikisht unë do të nisem nga ajo që do të na prezantojë zoti Mazniku. Çdo mendim vlerësohet nga 8 kriteret që rrjedhin nga kushtetuta. Ligji 139 i 2015 dhe karta Evropiane e autonomisë vendore. Faktikisht për shkak të kushtetutës nëse do të ishte bazur tek neni 108 i saj ku flitet për kriteret që kanë të bëjnë me interesat ekonomike dhe lidhjen historike.
Kjo është analiza që duhet të kishim bërë. Çfarë duhet patur në konsideratë në këtë aspekt, Ku qëndron lidhja historike e këtyre bashkive që bashkohen. Midis Librazhdit dhe Përrenjasit, Ku njëra është pjesë e Toskërisë, e tjetra pjesë e gegërisë se i ndan Shkumbini. Çfarë lidhje ka midis Elbasanit që është Shqipëri e mesme dhe aspektit historik ku njëra është zonë e zonë e Sulovës e tjetra zonë e Dumresë.
Pra nëse do të ishte marrë pjesa e Kushtetutës, nuk ka asnjë moment të lidhjes historike dhe organike midis këtyre tre njësive administrative. Aspekti tjetër është pjesa e konsultimit publik dhe përsëri në nenin 108 të kushtetutës thuhet se kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa marrë mendimin e popullatës që banojnë.
Tani po ju them nëse është marrë në konsideratë popullata dhe në të gjithë këto zona qytetarët kanë qenë kundër.
© SYRI.net
Bylykbashi: Rama po e çon Shqipërinë drejt ‘një bashkie të vetme’, 15 bashkitë kundërshtojnë reformën
‘Hartë kriminale dhe shpopulluese’, Blushi: Shkrini bashki pa konsultim me banorët, po votoni projekt antikombëtar
‘Kush na detyron’/ Bozdo për ‘territorialen’: Nuk mund të vendosni për 20-30 vitet e ardhshme me nxitim