5 Tetor 2026, 12:45
Nga E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me kontrollet e ushtruara nga SPAK ndaj Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe personave të tjerë të lidhura me kompaninë KAYO. Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti thotë se paratë e destinuara për mbrojtjen, për armë dhe pajisje ushtarake, dyshohet se kanë përfunduar për të hapur një biznes për kuajt dhe hipizmin në Equos Resort.
Sipas Salianjit, SPAK dyshon se kompania Timac, e lidhur me kompaninë KAYO, hapi biznesin e kuajve dhe hipizmit me paratë e marra nga shteti për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake.
REAGIMI I PLOTE:
Hajdutë dhe të korruptuar po por janë faktuar dhe të pacipë dhe qesharakë deri në dhimbje! Paratë që shqiptarët paguajnë për mbrojtjen, për armë dhe pajisje ushtarake, sipas dyshimeve që po hetohen nga SPAK, kanë përfunduar te kuajt dhe hipizmi në Equos Resort. Pra paratë e mbrojtjes shkojnë për mbarështimin e kuajve të qeverisë!
TIMAK merr kontrata me shtetin për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake, ndërkohë hapet “Timak Horse”, biznes kuajsh në Equos Resort. Sot kjo pistë po verifikohet nga SPAK pas sekuestrimit të dokumenteve dhe kontratave. Ky nuk është më vetëm korrupsion. ËSHTË PËRSHESH I TURPIT!
Në një vend ku ushtarët kanë nevojë për pajisje, per rroga më të larta, ku ende nuk kemi avionë zjarrëfikës, ku zjarret izolohen me gjethe e lopata, ku nuk ka mbetur asnjë tank e ku armët përdoren siç tha Roni Ramës për trafik, ku siguria kombëtare duhet të jetë prioritet dhe ku çdo lek për Mbrojtjen duhet të shkojë për Mbrojtjen për të plotësuar dhe kërkesat e NATO-s dhe Presidentit Trump,këta mendojnë si të shpërdorojnë duke i çuar tek mbareshtimi i kuajve te qeverisë! Shqipëria nuk mund të jetë kasaforta private e pushtetit dhe e klientëve të tij. Paratë e ushtrisë janë për ushtrinë jo për kuajt e qeverisë! Vetëm largimi i Ramës dhe shpurës se tij ndalon mbareshtimin e korrupsionit./Dosja.al
ervin salianji
Politike
5 Tetor 2026, 12:43
E. D
Pirro Vengu
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu është pritur me protesta në hyrje të Kryesisë s&eum...
Politike
5 Tetor 2026, 12:26
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kryetari i Komisionit t&eu...
Politike
5 Tetor 2026, 12:17
E. D
TIRANË- Deputeti demokrat Eno Bozdo i ka kërkuar mazhorancës të ndalojë procedurën për reformën territoriale dhe ...
Politike
5 Tetor 2026, 12:13
E. D
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kritikuar reformën territoriale dhe mënyrën se si shumica ...
Politike
5 Tetor 2026, 12:09
E. D
Egla Ceno
TIRANË- Aktorja Egla Ceno i është bashkuar protestës para Kryesisë së Kuvendit. Duke folur për mediat,&nb...
Politike
5 Tetor 2026, 12:03
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka deklaruar se deputetët e Partisë Socialiste duhet të votojn&...
Politike
5 Tetor 2026, 11:56
I.A
Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj
TIRANË- Deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë votuar kundër draftit të Partis&e...
Politike
5 Tetor 2026, 11:52
E. D
TIRANË- Diskutimet për reformën administrativo-territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazho...
Politike
5 Tetor 2026, 11:47
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka kritikuar draftin e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale, duke akuz...
Politike
5 Tetor 2026, 11:46
E. D
Bedri Hamza
TIRANË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me...