• Kontakt
Monday, October 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma territoriale/ Përplasje brenda PS dhe kundërshtim nga opozita e qytetarët: 46 apo 100 bashki?

12:56 : 05/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Reforma e re administrativo-territoriale ka hyrë në fazën përfundimtare të shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve., por propozimi i Partisë Socialiste për reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 ka shkaktuar përplasje politike, kundërshtime nga opozita dhe protesta nga qytetarë e përfaqësues të njësive vendore.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj janë shprehur kundër hartës së re territoriale. Sinaj e ka lidhur qëndrimin e tij me shkrirjen e Bashkisë Selenicë, ndërsa motivi konkret i votës kundër të Braçes nuk është bërë i ditur.

Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike kundërshton projektin e mazhorancës dhe propozon një alternativë me rreth 100 bashki, duke argumentuar se reforma e vitit 2014 e ka larguar pushtetin vendor nga qytetari dhe ka dobësuar përfaqësimin e zonave periferike.

Përplasja brenda PS-së: Braçe dhe Sinaj kundër

Dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë votuar kundër draftit të ri për reformën administrativo-territoriale gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Sinaj ka kundërshtuar në mënyrë konkrete shkrirjen e Bashkisë Selenicë, e cila është përfshirë në njësitë që pritet të bashkohen me bashki të tjera.

Ndërsa Braçe ka shfaqur rezerva ndaj hartës së re, pa bërë publik një motiv specifik për qëndrimin e tij. Gjatë mbledhjes, ai mësohet të jetë shprehur: “Më bën të shkoj drejt votës kundër”.

Balla: “Duhet të votojnë pro”, paralajmërimi për deputetët socialistë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë të qartë se qëndrimi individual i deputetëve nuk ndryshon vendimin politik të grupit socialist.

Balla deklaroi se të gjithë deputetët e PS-së duhet të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë pro projektligjit pasi ai të përfundojë shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve.

“Një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimin për të votuar vendimmarrjen e grupit parlamentar”, deklaroi Balla.

I pyetur nëse do të ketë penalitete për deputetët që dalin kundër qëndrimit të grupit, Balla u përgjigj shkurt: “Lexoni rregulloren e grupit parlamentar.”

PD kundër “Territoriales”

Opozita ka kundërshtuar fort mënyrën se si mazhoranca po e procedon reformën territoriale. Në Komisionin e Ligjeve, deputetët e PD-së kanë akuzuar mazhorancën se po përshpejton procedurat dhe se nuk po merr në konsideratë qëndrimet e këshillave bashkiakë dhe komuniteteve që preken nga shkrirja e bashkive.

Deputeti Tritan Shehu e cilësoi procesin si një “procedurë rrufe”, duke argumentuar se nuk mund të miratohet një reformë kaq e rëndësishme brenda pak orësh, pa analizuar në mënyrë të plotë aspektet ekonomike, historike dhe administrative.

Shehu solli si shembull kundërshtimin e këshillave bashkiakë të Gjirokastrës dhe kërkoi që procesi të ngadalësohet dhe të ketë një diskutim më të gjerë.

Edhe Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi kanë kundërshtuar mënyrën e konsultimit me bashkitë. Sipas tyre, disa njësi vendore nuk kanë marrë në kohë dokumentacionin përkatës, ndërsa këshillat bashkiakë në disa prej zonave që preken nga reforma janë shprehur kundër.

Protesta qytetare: “Poliçani nuk negociohet”, “Mos e prekni Selenicën”

Ndërsa drafti diskutohet në Kuvend, qytetarë nga disa zona janë mbledhur në protestë para Kryesisë së Kuvendit.

Me pankarta si “Poliçani nuk negociohet”, “Mos e prekni Selenicën” dhe “Nuk e shuani dot identitetin tonë”, protestuesit kanë kundërshtuar bashkimin e njësive të tyre me bashki të tjera.

Në protestë ka marrë pjesë edhe një mësuese nga Fushë-Arrëzi, e cila tha se banorët nuk janë pyetur për ndryshimet e propozuara.

“Nuk na pyetën fare. Askush nuk pyeti qytetarët. (…) Zëri ynë duhet dëgjuar!”, u shpreh ajo.

Kundërshtimet lidhen jo vetëm me çështjen administrative, por edhe me frikën se shkrirja e bashkive mund të dobësojë më tej shërbimet, investimet dhe përfaqësimin e komuniteteve të vogla.

Çfarë propozon PS: nga 61 në 46 bashki

Propozimi i mazhorancës synon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive vendore me bashki më të mëdha.

Argumenti kryesor i PS-së është se një pjesë e bashkive aktuale nuk kanë kapacitetin e nevojshëm financiar, ekonomik dhe administrativ për të funksionuar në mënyrë efektive.

Mazhoranca e mbështet propozimin në disa kritere, mes tyre:

kapacitetin financiar dhe funksional;

performancën ekonomike;

numrin e banorëve dhe masën urbane;

distancën dhe kohën e udhëtimit drejt qendrës bashkiake;

lidhjet historike, kulturore dhe territoriale.

Sipas analizës së paraqitur nga mazhoranca, bashkitë më të vogla kanë kosto më të larta administrative për banor dhe hasin vështirësi për të siguruar specialistë në fusha si financat, prokurimet, urbanistika, inxhinieria dhe projektet europiane.

Sipas këtij modeli, bashkitë më të mëdha do të krijonin ekonomi shkalle dhe kapacitete më të forta për investime, shërbime dhe përthithjen e fondeve europiane.

PS argumenton gjithashtu se reduktimi i bashkive nuk duhet të nënkuptojë largimin e shërbimeve nga qytetarët. Për këtë arsye, propozohet forcimi i njësive administrative, të cilat do të merrnin më shumë kompetenca të deleguara dhe do të shërbenin si pika lokale të administratës.

Çfarë propozon PD: nga 61 në 100 bashki

Opozita vjen me një model të kundërt. PD propozon krijimin e rreth 100 bashkive, duke synuar rikthimin e vendimmarrjes më pranë qytetarit.

Sipas argumentit të opozitës, reforma e vitit 2014 e ka çuar konsolidimin shumë larg dhe ka krijuar territore tepër të mëdha administrative.

Modeli i propozuar nuk synon rikthimin te 373 bashkitë dhe komunat e periudhës para reformës së vitit 2014, por një nivel të fizikisht e arritshme për qytetarin dhe të ketë një lidh ndërmjetëm me rreth 100 njësi vendore.

Parimi kryesor është që bashkia të jetë fizikisht e arritshme për qytetarin dhe të ketë një lidhje më të drejtpërdrejtë me komunitetin.

PD argumenton se bashkitë më të vogla do të sillnin:

më shumë përfaqësim politik;

më shumë afërsi me qytetarin;

më shumë kontroll mbi buxhetin dhe investimet lokale;

rikthimin e rolit të qyteteve të vogla;

mundësi më të mëdha për zhvillim policentrik.

Lexo edhe:

“O hajdut…”/ Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Reforma e re Territoriale/ A ka penalitet për ata që do ‘dalin nga rreshti’? Ja si përgjigjet Balla

Dy modele përballë njëri-tjetrit

PS: 46 bashki
Mazhoranca kërkon më shumë konsolidim, administrata më të mëdha, ekonomi shkalle dhe kapacitete më të forta financiare e profesionale. Shërbimet lokale synohet të ruhen përmes forcimit të njësive administrative.

PD: rreth 100 bashki
Opozita kërkon më shumë afërsi me qytetarin, përfaqësim më të drejtpërdrejtë dhe rikthimin e rolit të qyteteve e komuniteteve të vogla. Kapacitetet që nuk mund të përballohen nga bashkitë do të transferoheshin në nivel rajonal.

Votimi final, testi politik për mazhorancën

Drafti i PS-së pritet të kalojë për votim në seancën plenare të së enjtes, 8 tetor, pasi të përfundojë shqyrtimi në Komisionin e Ligjeve. Por përpara votimit parlamentar, reforma ka prodhuar tashmë një përplasje brenda vetë mazhorancës.

Qëndrimi i Erion Braçes dhe Vullnet Sinajt, paralajmërimi i Taulant Ballës për detyrimin e deputetëve socialistë për të votuar sipas vendimit të grupit, kundërshtimi i PD-së dhe protesta e qyetarëve që preken nga shkrirjet e bashkive e kanë kthyer “Territorialen” në një prej diskutimeve dhe përballjeve më të forta të mazhorancës me qytetarët.

Etiketa: bashkierion bracehartëmazhorancaopozitaPDprotestepsqytetarereforma territorialeshkrirja e bashkivevullnet sinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“O hajdut…”/ Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

12:46 : 05/10/2026
AKTUALITET

Reforma e re Territoriale/ A ka penalitet për ata që do ‘dalin nga rreshti’? Ja si përgjigjet Balla

11:59 : 05/10/2026
AKTUALITET

“Territorialja”/ Mësuesja nga Fushë-Arrëzi në protestë: Nuk na pyetën, zëri i banorëve duhet dëgjuar

11:55 : 05/10/2026
AKTUALITET

‘Të dëgjojmë njerëzit’/ ‘Territorialja’ përplas opozitën me PS: Nuk shkrihen bashkitë si gjalp

11:49 : 05/10/2026
AKTUALITET

Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër shkrirjes së 15 bashkive!

11:42 : 05/10/2026
AKTUALITET

Protestë në Universitetin e Durrësit, policia largon studentët para takimit me Ramën

11:19 : 05/10/2026
Para

Shefi i BND-së: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

TË GJITHA

Shefi i BND-së: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

12:58 : 05/10/2026

Reforma territoriale/ Përplasje brenda PS dhe kundërshtim nga opozita e qytetarët: 46 apo 100 bashki?

12:56 : 05/10/2026

Mashtrimi me Call Center/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet, mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

12:50 : 05/10/2026

“O hajdut…”/ Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

12:46 : 05/10/2026

Akuzat ndaj KAYO, Salianji: Paratë për mbrojtjen kanë përfunduar te kuajt dhe hipizmi në Equos Resort!

12:42 : 05/10/2026
FILE PHOTO: The Iranian flag waves in front of the International Atomic Energy Agency (IAEA) headquarters, before the beginning of a board of governors meeting, in Vienna, Austria, March 1, 2021. REUTERS/Lisi Niesner/File Photo/File Photo

Irani paralajmëron sulme ndaj bazave dhe anijeve amerikane

12:36 : 05/10/2026

Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë

12:28 : 05/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com