U përfol se ishte në videot intime, reagon Antonela Berisha: Vetëm një herë...

Showbiz

U përfol se ishte në videot intime, reagon Antonela Berisha:
Antonela Berisha ka reaguar pas përhapjes në rrjetet sociale të një videoje intime, në të cilën disa përdorues kanë pretenduar se shfaqet ajo.

Në disa postime në Instagram, Berisha ka hedhur poshtë kategorikisht këtë pretendim, duke sqaruar se personi që shfaqet në video nuk është ajo.

Ajo ka vendosur të publikojë edhe fotografi për të argumentuar pretendimin e saj, duke iu referuar disa veçorive fizike që, sipas saj, e dallojnë nga vajza që shfaqet në material.

“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar Berisha.

Në reagimin e saj, ajo ka përmendur ndryshime në gjatësi dhe në strukturën trupore.

Berisha ka folur gjithashtu për një nishan në qafë, duke pretenduar se nuk ka një të tillë. Për të mbështetur këtë, ajo ka publikuar një fotografi ku tregon nishanin që ka pranë kërthizës dhe që, sipas saj, nuk përputhet me pamjen e personit në video.

Në një tjetër postim, Berisha ka vënë në dukje edhe faktin se vajza që shfaqet në material mban një unazë martese.

Me këto reagime, ajo ka kërkuar të bëjë të qartë se nuk është personi që shfaqet në videon që po qarkullon online.
U përfol se ishte në videot intime, reagon Antonela Berisha:

ME TE LEXUARAT