Top News – Merkel më mirë se Merzi / Gjysma e gjermanëve duan më shumë ish-kancelaren
05/10/2026 13:07

Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, Angela Merkel, do të ishte më e aftë se kancelari aktual, Friedrich Merz, për t'u përballur me sfidat e Gjermanisë. Ky është rezultati i një sondazhi të institutit YouGov, zhvilluar për llogari të agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Sipas sondazhit 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë të menaxhonte problemet aktuale të vendit. Ndërkohë 29 për qind mendojnë se Merkel dhe Merz do të ishin njësoj të aftë në përballjen me sfidat e Gjermanisë. Vetëm 8 për qind e të anketuarve e vlerësuan Merkelin më pak të aftë se Merzin, ndërsa 15 për qind nuk dhanë përgjigje ose thanë se nuk kishin ndonjë mendim. Angela Merkel drejtoi si kancelare Gjermaninë për 16 vjet, nga viti 2005 deri në vitin 2021, ndërsa Friedrich Merz po përballet me nivelet më të ulëta të mbështetjes së tij nga publiku që prej marrjes së detyrës si kancelar në maj të vitit të kaluar. Të dy politikanët i përkasin partisë konservatore CDU, por konsiderohen prej vitesh si rivalë politikë. Ndër sfidat kryesore me të cilat përballet aktualisht Gjermania renditen ekonomia në stanjacion, rritja e çmimeve të energjisë, plakja e popullsisë, mungesa e fuqisë punëtore për financimin e sistemit social, migracioni i paligjshëm dhe pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Top News – ‘Vendi më i rrezikshëm në Tokë’ / Si u shndërrua Lituania e qetë në një vatër tensioni
05/10 13:09
Top News – Merkel më mirë se Merzi / Gjysma e gjermanëve duan më shumë ish-kancelaren
05/10 13:07
Top News – Gjermania në rrezik, konflikt me Rusinë/Paralajmëron Shërbimi Sekret, ndizet ‘lufta hije’
05/10 13:06
Top News – Vjen ‘Forca e Super-Inteligjencës’ / Trump prezanton grupin e ri të punës për AI-në
05/10 12:44
Top Channe/ Në Rusi ka rënë murtaja/ 189 persona nën vëzhgim pas vdekjes së një punonjëseje
05/10 12:18
Top Channel/ Gjermanët duan Merkelin, sondazhi: “Është më e aftë se Friedrich Merz”!
05/10 12:15
Top News – SHBA tërheq bombarduesit nga Britania / “Kërcënime të reja”, B-1 ikin nga baza e RAF
05/10 12:05
Top News- Do rrëzonte avionin e Flydubai mbi Izrael / Bashkëpiloti e kishte bërë planin kohë më parë
05/10 12:04
Top News – Franca në kaos, djegie dhe plaçkitje / Mbyllen 500 shkolla, shkak protestat e nxënësve
05/10 12:03
Top News – Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme / Spanja voton më 29 nëntor, kërkon mbështetje
05/10 11:31
Top Channel/ Alarm në Katalonjë, përmbytjet marrin 2 jetë, një person rezulton i zhdukur
04/10 22:52
Top Channel/ Alarm për bombë në Parlament, autoritetet në gjendje gatishmërie
04/10 22:48
Top News – ‘Topi’ në fushën e Putinit/ SHBA ndërmjetës, Zelensky pro takimit me palën ruse
04/10 22:05
Top Channel/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët, tela me gjemba inteligjentë që presin kabllot
04/10 20:14
Top News – Putin, raketa mbi kancelarin Merz / Goditet një tjetër urë, sirena alarmi në Kiev
04/10 14:48
Top News – Qëlloi pilotin me një sëpatë / Makthi i Flydubai, ndihmësi me pikëpamje ekstremiste
04/10 13:59
Top News – ‘Nëse doni luftë, luftë do të keni’ / Irani sfidon SHBA: Nuk ka zgjidhje ushtarake
04/10 13:26
Top News – Alarm i kuq, të gjithë në shtëpi! / Dy viktima nga përmbytjet në Spanjë, rrugët nën ujë
04/10 13:24
Top News – Tallin Trumpin, shpallin fitoren / Posterat e luftës në Teheran, propagandë e regjimit
04/10 13:23
Top News – Mobilje që fluturojnë, çati që shkulen / Tornadoja e rrallë kalon mes për mes qytetit
04/10 13:22