Një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit është konstatuar në një lokal në lagjen “Kastriot” në Fier.
Për rastin janë arrestuar në flagrancë administratorja e lokalit, 49 vjeçe, dhe një 43-vjeçar nga Tirana, i dyshuar si organizator i lojërave.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, gjatë kontrollit në ambient u gjetën 16 persona që po luanin lojëra fati. Ata janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 tavolinë pokeri; 500 çipsa; 6 pako me letra bixhozi; 5 celularë; 8 mijë euro.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale R. C., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe Dh. Sh., 49 vjeçe, banuese në Fier.
Ndërkohë, 16 personat e proceduar penalisht janë nga Fier, Tirana, Durrësi, Korça dhe Berati.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.













