E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mashtrimet me call centerat, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për 16 të pandehurit e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturuar kriminal në lidhje me aktivitetin e call centerave.

Në total, dënimet e dhëna për të pandehurit mbeten të pandryshuara.

Reklamë
  • Bruno Çobo – 8 vite burg
  • Elisa Çaçi – 7 vite e 4 muaj burg
  • Gilbert Palushani – 7 vite e 4 muaj burg
  • Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burg
  • Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burg
  • Rezarta Ibrahimi – 6 vite e 8 muaj burg
  • Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burg
  • Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burg
  • Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burg
  • Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burg
  • Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burg
  • Greta Gjoci – 6 vite e 8 muaj burg
  • Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burg
  • Antoneta Malo – 6 vite e 8 muaj burg
  • Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burg
  • Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burg

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ishte dhënë më 28 tetor 2025. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet e dhëna përfundimisht ishin ulur me një të tretën.

Për Bruno Çobon, i cili ishte dënuar fillimisht me 12 vite burgim për mashtrimin kompjuterik dhe me 3 vite për grupin e strukturuar kriminal, në bashkim të dënimeve ishte caktuar një dënim i vetëm prej 12 vitesh. Pas uljes me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ishte 8 vite burgim.

Edhe për Elisa Çaçin dhe Gilbert Pushanin, të cilët në shkallën e parë ishin dënuar me nga 11 vite burgim në bashkim të dënimeve, pas uljes me një të tretën dënimi përfundimtar ishte caktuar në 7 vite e 4 muaj burgim.

Me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, këto dënime mbeten në fuqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.