Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, deputeti i Partisë Demokratike Arjan Ndoja tha se ka aq shumë shkelje në projektin e përgaditur dhe se deputetët nuk i kanë materialet e nevojshme për të folur.
Ndoja: ...Si mund të keni kaq shumë shkelje në një projekt. Që në procedurë etj etj. Ai neni 70 i rregullores, kërkon atë raportin të përcaktuar 4 ditë nga momenti i caktimit të mbledhjes që ja e paskeni gati ju, dhe një javë për t’ua dhenë në shqyrtim deputetëve.
Ne flasim këtu për deputetë e anëtarë të komisionit përgjegjës, të cilët nuk i kanë materialet skano objektivisht mundësinë të flasin, të japin një mendim të detajuar për këtë. Vetëm të flasin në parim, kushtetuta, rregullorja, kjo...Lexojnë edhe këto 4 nenet që unë i dhashë disa mendime se si mund të diskutohet rreth tyre por nuk japin dot një lidhje logjike kur shkojnë në takim me qytetarët dhe thonë kush është interesi ekonomik i përbashkët i zonës. Kush është afërsia e sherbimit me qytetarët. Ju ndërmjet të tjerash thatë se njësitë e qeverisjes vendore do tu forcohen kompetencat edhe keni nxjerre konceptin e qytetit. Ky ishte parimi me çfarë kuptova unë në seancën e shkuar.
Ne qoftë se ne i rrisim kompetencat nisive të qeverisjes vendore atëherë automatikshit ne të zbatojmë kushtetutën e të themi që 373 komuna dhe bashki që i kemi patur më përpara në 2014 ti aplikojmë edhe sot. Se ju drejt asaj po shkoni, thjesht po i ndërtoni konceptualisht shqiptarëve se ne po ndërtojmë ca bashki më të mëdha. Pra ne do të kemi me pak të zgjedhur si kryetarë bashkish, koncepti, ndërkohë që kompetencat do ti rriten njësisë administrative.
Por nga ana tjetër ka pak për të thënë për traditën e historisë...
© SYRI.net