Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për grupin e Bruno Çobos, 118 vite burg për 16 të pandehurit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për grupin e Bruno Çobos, 118 vite burg për 16 të pandehurit

13:02, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit, pjesë e grupit të drejtuar nga Bruno Çobo, të akuzuar për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes skemave të organizuara të mashtrimit në Call Center.

Sipas vendimit, 16 të pandehurit do të vuajnë në total 128 vite burg. Grupi dyshohet se, përmes skemave të mashtrimit online dhe komunikimit telefonik, ka arritur të përvetësojë rreth 5 milionë euro nga qytetarë të vendeve europiane.

Skema e mashtrimit funksiononte përmes Call Center-ave, ku operatorët kontaktonin persona jashtë Shqipërisë dhe, duke përdorur identitete apo platforma të rreme investimi, i bindnin ata të investonin shuma parash. Viktimat joshen me premtime për fitime të shpejta dhe të larta, ndërsa më pas paratë përfundonin në kontrollin e grupit kriminal.

Hetimet zbardhën një strukturë të organizuar, me role të ndara mes personave që rekrutonin operatorët, administronin Call Center-at dhe menaxhonin komunikimin me viktimat, si dhe atyre që merreshin me lëvizjen dhe përvetësimin e parave.

Me vendimin e Apelit të Posaçëm, dënimet e dhëna në shkallën e parë mbeten në fuqi, duke e çuar në mbi 118 vite totalin e dënimeve për 16 të pandehurit.

1              Bruno Çobo        8 vite burg

2              Elisa Çaçi (Caci)  7 vite e 4 muaj burg

3              Gilbert Palushani/Pushani            7 vite e 4 muaj burg

4              Aldo Pasku          6 vite e 8 muaj burg

5              Bruno Gjika        6 vite e 8 muaj burg

6              Rezarta Ibrahimi (Çaçi)   6 vite e 8 muaj burg

7              Valbona Abedinaj            7 vite e 4 muaj burg

8              Erion Kastrati     7 vite e 4 muaj burg

9              Orland Cani         6 vite e 8 muaj burg

10           Florjan Bregu     6 vite e 8 muaj burg

11           Hamit Dobi          6 vite e 8 muaj burg

12           Greta Gjoci (Pepa)          6 vite e 8 muaj burg

13           Gjin Shelnishta  6 vite e 8 muaj burg

14           Antoneta Malo (Pepkolaj)           6 vite e 8 muaj burg

15           Silvana Veliu 6 vite e 8 muaj burg

16           Mojsi Zuna          6 vite e 8 muaj burg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco