Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat

5 Tetor 2026 | 13:39

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën në flagrancë në zonën e Kombinatit shtetasin Armen Kalavace 35 vjeç, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, policia sekuestroi mbi 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, 2 telefona celularë dhe një shumë parash, e dyshuar se ishte përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në doza.

Sipas policisë, nga informacionet e siguruara dhe veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, si dhe në ambiente të tjera në zonën e Kombinatit.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet lokali ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 2 persona në Fier 16 të proceduar

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “No Games”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të...
13:14 | 05/10/2026

I dënuar me 26 vite burg për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Brazili shqiptari 67-vjeçar

Interpol Tirana ka finalizuar procedurën për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri të një 67-vjeçari nga Shkodra, i dënuar me 26 vite burg për vepra penale...
12:13 | 05/10/2026

Reforma territoriale shqyrtohet në komision, mblidhen protestuesit tek Kuvendi

Kuvendi do të zhvillojë këtë të hënë një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00....
10:36 | 05/10/2026