Procedohen penalisht 16 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati, në lokal. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 5 celularë dhe një shumë parash. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Fierit kryhej kjo veprimtari, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “No Games”.