Të enjten, në seancën plenare, pritet të hidhet në votim drafti i Partisë Socialiste për reformën territoriale.
Deputetja deklaron se do të votojë kundër projektligjit, ndërsa shprehet se edhe brenda grupit parlamentar të PS-së mund të ketë deputetë që do ta kundërshtojnë me votë.
“Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do ketë deputetë që do e kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhrit të partisë”, shprehet ajo.
Votimi i së enjtes pritet të jetë një moment i rëndësishëm për miratimin e ndryshimeve të propozuara në kuadër të reformës territoriale.












