Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të takohet sërish sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për çështjen e presidentit. Takim mes dy liderëve, vjen në kohën kur në Kuvend u miratua në parim me 91 vota pro Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Seanca e jashtëzakonshme nisi gati me një orë vonesë, ndërsa jashtë Kuvendit nuk kanë munguar as incidentete nga protestuesit, të cilët kërkonin miratimin e projketligjit. Kuvendi I Kosovës ka kohë deri më 6 tetor për të zgjedhur presidentin, në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje më së largu më 15 nëntor.