Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Braçe dhe Sinaj kundër "rrymës", propozimi i socialistëve për 46 bashki mund të rrëzohet, Balla: Janë më të mirët, por vendimi është politik

Shkruar nga Newsbomb
Braçe dhe Sinaj kundër "rrymës", propozimi i
Taulant Balla, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj

Një lëvizje e papritur ka ardhur së fundmi nga dy deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçem, të cilët kanë kundërshtuar ndarjen e re territoriale, duke ngritur dyshimet e tyre për efikasitetin e shkrirjes së 15 bashkive.

Me kundërshtimin e dyshes socialiste, propozimi i PS-së për shkrirjen e bashkive rrezikon të mos miratohet. Kjo pasi në seancën e ardhshme parlamentare është parashikuar të votohet propozimi për “Territorialen”, por nëse Braçe dhe Sinaj nuk japin votat e tyre kjo përkthehet në rrëzim të propozimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla tha për mediat se vendimi politik është që projektligji për reformën territoriale të vijojë procedurën parlamentare sapo të përmbyllet shqyrtimi në Komisionin e Ligjeve.

“Vendimi politik i grupit parlamentar është që, sapo të përmbyllet në Komisionin e Ligjeve ky projektligj, të kalojë në seancë parlamentare. Hyn në këtë vendimmarrje politike, për të cilën kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezentë dhe të votojnë.”, tha Balla në fjalën e tij.

Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla theksoi se deputetët mund të kenë qëndrime të ndryshme gjatë diskutimeve, duke mohuar se deputetët që kanë shprehur rezerva, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, janë kërcënuar për qëndrimin e tyre.

“Secili ka shqetësimet e veta. Me të drejtë ju përmendët kolegun Sinaj, por një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimet e tua për të votuar për vendimmarrjen e përbashkët të grupit parlamentar. Por puna duhet të vazhdojë me intensitet në Komisionin e Ligjeve, sot dhe nesër, maksimalisht, për t’iu përmbajtur kalendarit të Kuvendit.”, shtoi më tej kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

Pjesë nga konferenca për mediat:

Balla: Vendimi politik i grupit parlamentar është që, sapo të përmbyllet në Komisionin e Ligjeve ky projektligj, të kalojë në seancë parlamentare. Hyn në këtë vendimmarrje politike, për të cilën kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezentë dhe të votojnë.

Secili ka shqetësimet e veta. Me të drejtë ju përmendët kolegun Sinaj, por një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimet e tua për të votuar për vendimmarrjen e përbashkët të grupit parlamentar. Por puna duhet të vazhdojë me intensitet në Komisionin e Ligjeve, sot dhe nesër, maksimalisht, për t’iu përmbajtur kalendarit të Kuvendit.

Pyetje-Ai është shprehur kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën?

Unë nuk thashë që vendimi politik i PS-së është që të gjithë deputetët të votojnë pro.

Pyetje– A ka penalitete për ata që dalin nga rreshti dhe votojnë kundër vendimit tuaj politik?

Lexoni rregulloren e grupit.

Pyetje-Ndoshta vota e tyre do të jetë kundër në seancën e të enjtes?

Nuk e di sot, por gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar ka raste që deputetët shprehin mendimin e tyre kundër dhe votojnë edhe kundër, por në fund është ai vendimi që pason, që është vendimi politik. Dhe besoj që të gjithë deputetët e dinë se sa e rëndësishme është të ecim përpara në këtë moment të rëndësishëm, ku Shqipëria nuk ka qenë më pranë Bashkimit Evropian.

Javën e ardhshme kemi një moment tjetër kulminant që lidhet me konferencën e radhës ndërqeveritare. Mbyllet një kapitull tjetër. Ky është një ndërgjegjësim politik.

Pyetje-A po i kërcënoni dy deputetët?

Absolutisht jo. Janë ndër dy deputetët më të mirë që ka grupi parlamentar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese