Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Viti i ri akademik, ministrja Spahiu: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin

    Mashtrimi me Call Center/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet, mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

    Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Viti i ri akademik, ministrja Spahiu: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin
    Lajmet e fundit

    Viti i ri akademik, ministrja Spahiu: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin

    October 5, 2026
    Viti i ri akademik, ministrja Spahiu: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin

    Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka përcjellë një mesazh për studentët e Mjekësisë me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.

    Spahiu theksoi se mjekësia po përballet me ndryshime të shpejta, të nxitura nga zhvillimi i teknologjisë, inteligjencës artificiale, diagnostikimit të avancuar dhe kërkimit shkencor.

    “Sot, në nisje të vitit të ri akademik 2026–2027, pata kënaqësinë t’u drejtohem studentëve të Mjekësisë, në një ditë të veçantë të rrugëtimit të tyre. Mjekësia që do të ushtrojnë ata nesër nuk do të jetë e njëjtë me atë që kemi ushtruar ne dje. Teknologjia, inteligjenca artificiale, diagnostikimi i avancuar dhe kërkimi shkencor po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si kujdesemi për shëndetin”, tha ajo.

    Spahiu tha se mënyra se si do të ushtrohet profesioni i mjekut në të ardhmen do të jetë ndryshe nga ajo e dekadave të mëparshme, për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme në shkencë dhe teknologji.

    “Por, përtej çdo inovacioni, mbetet një e vërtetë themelore: mjekësia është dhe do të mbetet profesion i njerëzve për njerëzit. Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, kërkoni gjithmonë më shumë, por mos e humbni kurrë humanizmin.

    Sepse mjeku i së ardhmes duhet të ketë teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër të çdo vendimi. Suksese në këtë rrugëtim të bukur dhe fisnik!”, thekson Spahiu.

    Akademia Arsimi Arsimi i Lartë dija edukimi humanizmi Inteligjenca Artificiale Ministrja Spahiu Ogerta Manastirliu pedagogë shqipëri studentë teknologjia universitete universitetet shqiptare viti i ri akademik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Viti i ri akademik, ministrja Spahiu: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin

    October 5, 2026

    Mashtrimi me Call Center/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet, mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

    October 5, 2026

    Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

    October 5, 2026

    U ekstradua nga Brazili, del foto e 67-vjeçarit! I dënuar me 26 vite burg për marrëdhënie seksuale në tentativë me një të mitur

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.