Kuvendi nis seancën plenare, priten debate për Reformën Territoriale dhe çështjen e SHISH-it
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
"Deputet i shitur"/ Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun: Pse nuk i mbron banorët e Astirit? (VIDEO...
"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën: Keni ‘përdhunuar’ Kush...
Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës 5 Tet...
Sokol Hoxha, nga Patosi, 51 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997 dhe me burgim të përjetshëm nga gjykata Belge për vrasjen e Brunilda Devishit, kërkon të përfitojë nga mekanizmat e së drejtës penale, sikundër është parashkrimi i dënimit.
TIRANË- Sokol Hoxha, 51 vjeç, nga Patosi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997, ka kërkuar në Gjykatën e Fierit parashkrimin e dënimit penal. Hoxha u arrestua në SHBA në muajin maj, në kuadër të operacionit “Globi” dhe pas bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare, belge dhe amerikane, ai u ekstradua më 6 gusht në Shqipëri.
Ai u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burg, të dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Pas më shumë se 26 vitesh nga koha e dhënies së dënimit dhe mosekzekutimit të tij, Hoxha kërkon shuarjen e dënimit përmes parashkrimit.
Seanca gjyqësore zhvillohet këtë mesditë në Gjykatën e Fierit. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ndodhi në mars të vitit 1997, kur Hoxha ishte 21 vjeç. Ai akuzohet se vrau me armë zjarri vëllezërit Ilirjan dhe Hektor Banaj pranë tregut të fruta-perimeve në Patos.
Shkak i konfliktit ishte një kasetofon makine. Hoxha dyshohet se e kreu krimin në bashkëpunim me persona të tjerë. Pas vrasjes, ai u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.
Në Belgjikë, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997 në një lokal në Bruksel. Sipas hetimeve, Dervishi ishte shfrytëzuar më herët për prostitucion dhe dyshohet se u vra pasi kishte kundërshtuar shfrytëzimin e saj./Dosja.al
Artef Lekaj TIRANË- Personi që shihni në foto është 67-vjeçari Artef Lekaj, që u ekstradua nga Brazili, pas...
pamjet DURRËS- Dita e parë e vitit të ri akademik në Durrës ka nisur me bojkot të mësimit nga studentët. K&eu...
foto ilustruese TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet me mbi 100 vite burg për 16 të pandehurit, e...
Egla Ceno TIRANË- Aktorja Egla Ceno i është bashkuar protestës para Kryesisë së Kuvendit. Duke folur për mediat,&nb...
foto ilustruese TIRANË- Një 67-vjeçar është ekstraduar nga Brazili, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale m...
pamjet TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Kryesisë së Kuve...
TIRANË- Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime që pretendohet se përfshijnë artisten Blerina Matra...
KOSOVË- Protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar gjatë zhvi...
Arjeta Puca dhe Ron Yeffet TIRANË- Hetimi për fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake nga TIMAK ka zbuluar një skandal...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar rregulloren re “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve shqipt...