Sinjale nga Gjirokastra, zhvlerësimi i euros “po tret” bizneset e turizmit

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
5 Tetor 2026, 13:46 | Ekonomi

Sinjale nga Gjirokastra, zhvlerësimi i euros “po tret” bizneset

Një sezon i mbarë sa i takon numrit të turistëve, por jo i tillë edhe për të ardhurat e subjekteve të lidhura drejtpërdrejtë me turizmin në Gjirokastër. Dhe kjo për shkak të rënies së vazhdueshme të euros nga viti në vit dhe nga muaji në muaj, krahasuar me lekun.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Gjirokastrës shprehet se arkëtimet në euro dhe pagesat ne lekë, po krijojnë humbje për bizneset.

Ky fakt pranohet edhe nga ekspertët e ekonomisë, të cilët sugjerojnë edhe ndryshime të reklamimit të ofertave nga euro në lekë.

Por për bizneset që janë në shërbim të turizmit kjo lloj manovre ka një tjetër rrezik.

Në Gjirokastër, ku ekonomia lokale mbështetet ndjeshëm tek turizmi, zhvlerësimi i euros po kthehet në një tjetër sfidë për sipërmarrjen. Sipas ekspertëve, nëse kjo tendencë e zhvlerësimit të euros kundrejt lekut vijon, pasojat mund të ndihen jo vetëm tek bizneset turistike, por në të gjithë zinxhirin ekonomik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos