LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po pengoni nismën e opozitës! Manja: E kemi diskutuar propozimin tuaj

• Diskutimet për reformën administrativo-territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës. • Deputetët e PD-së kundërshtuan mënyrën e konsultimit të projektligjit me bashkitë, duke akuzuar Kuvendin se po pengon nismën ligjore të opozitës. • Nga ana tjetër, Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, hodhi poshtë pretendimet dhe tha se propozimet e opozitës janë diskutuar në mbledhjet e mëparshme. • Demokratët theksuan se bashkitë nuk mund të ndahen vetëm mbi bazën e numrit të banorëve, duke sjellë si shembull vende të ndryshme ku ekzistojnë njësi vendore me rreth 1 mijë banorë. • Ata u ndalën edhe te kundërshtimet e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë ndaj reformës. 

6 artikuj për këtë temë.

29 MINUTA ME PARE

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën: Keni ‘përdhunuar’ Kushtetuesen

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po
Gent Strazimiri

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, dhe socialisti Ulsi Manja janë përplasur gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore. Strazimiri i kërkoi Manjës që të mos ndërhynte si një nga propozuesit e reformës, por të moderonte debatin mes palëve. Në vijim, Strazimiri ngriti edhe çështjen e përcaktimeve kushtetuese për organizimin vendor.

Pjesë nga diskutimi: 

Strazimiri: Manja ti nuk je një nga propozuesit. Modero debatin mes propozuesve dhe atyre që janë përballe. Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni. Kjo është fatura e kripës. Të marrësh kripë badihava kur të çlirohet Shqipëria thotë komisari. E keni përdhunuar Kushtetuesen. A do ta kryesh detyrën apo e ke pushim? Kushtetuta thotë Komuna. GJK thotë mund të mos ketë komuna. 9 anëtarë të Kushtetueses, vetëm njëri e kaloi vetingun, doli me faqe të bardhë.

Manja: Qyteti ka edhe fshat, por ju ju le konotacion të keq, ka qenë një parrullë dikur që fshati rrethon qytetin. Si qenka kjo punë? Ku ka qytet pa fshatra./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës. Socialisti: Kujt i flet, vetes?

 

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po
Tedi Blushi

 

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, janë 'përplasur' gjatë diskutimeve për territorialen në Komisionin e Ligjeve. Teksa kundërshtoi propozimin e PS për Reformën Territoriale, Blushi i kërkoi Manjës që ta ndërpriste mbledhjen.

Blushi theksoi gjithashtu se PS nuk ka mandat që të marrë vendime për të detyruar banorë e familje për të përshkruar kilometra të rrugë dhe për të shpenzuar më shumë. Nga ana tjetër, Ulsi Manja iu përgjigj se nuk kishte nevojë për pikë në mandatin e katërt të PS, teksa ironizoi Blushin duke i thënë "Kujt i flet, vetes’.

Pjesë nga diskutimi:

Blushi: Çfarë po votoni sot? Përse nuk keni kurajon të dilni nga një urdhër kriminal që do t’u marrë në qafë të gjithëve? Dhe çdo vendimmarrje ka për t’ju përndjekur gjithë jetën. Do ju përndjekë në rrugë, do ju përndjekë në punë dhe në çdo vend tjetër. Ndërpriteni këtë mbledhje. Nëqoftëse jeni pengje të Edi Ramës, më mirë deklarojeni këtu, sepse do shpëtoni. S’mund të rrini gjithë jetën peng, sepse jeni mes dy zjarreve tani. Këtë protestues do ju përndjekin gjithë jetën. Ju s’keni mandat të merrni vendime për banorë e familje që i detyroni tani që jo vetëm të përshkruajnë kilometra rrugë, por edhe të shpenzojnë më shumë. Kush j’ua ka dhënë këtë mandat, Edi Rama? Fakti që më ndërpret nuk t’i shton pikët te Edi Rama. Ju e shikoni këtë si çështje pikësh, unë e shoh si çështje kombëtare. Ndërpriteni këtë mbledhje, sepse nuk do ju mbrojnë as makinat me xhama të zinj dhe as Garda e Republikës.

Manja: Po jo mor çfarë pikësh, s’kam nevojë për pikë unë në mandatin e katërt. Pikë të duhen ty o Blush, pikë të duhen ty, sepse t’i flet për socialistët, por ti çfarë elektorati ke? Kujt i flet ti, vetes./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Dëgjoni protestuesit"/ Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po

TIRANË- Deputeti demokrat Eno Bozdo i ka kërkuar mazhorancës të ndalojë procedurën për reformën territoriale dhe të dëgjojë kundërshtimet e bashkive që preken nga ndryshimet. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, Bozdo tha se nuk është normale që procesi i reformës të shoqërohet me protesta nga bashkitë që parashikohet të shkrihen.

Bozdo kundërshtoi propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke kërkuar që mazhoranca të ndalojë procedurën dhe të rikthejë konsultimet me njësitë vendore. Ai theksoi gjithashtu se opozita nuk synon bllokimin e reformës, por kërkon që të shqyrtohen alternativa që, sipas tij, u shërbejnë më mirë qytetarëve.

“Nuk është normale që të gjithë punët e këtij komisioni të bëhet me protesta. I ke të gjithë bashkitë në protestë poshtë, ata që shkrihen. Protestojnë se nuk janë dëgjuar dhe argumenti i tyre nuk është marrë parasysh. Zhduken 15 bashki në bazë të arsyetimeve të pabaza. Jeni ende në kohë të bllokoni procedurën. Duhet të bëni atë që me urdhër politik nuk e bëri dot Komisioni i Territoriales. Të dëgjonte të dilej me variantet më të mira. Opozita nuk ka pasur qëllim bllokimin përveçse propozimin e variantit më të mirë për qytetarët. I keni në rrugë që po protestojnë.
Cilët afate duhet të kapim? Kjo nuk kërkohet nga BE, nuk ka asnjë standard për pushtetin vendor apo numrin e njerëzve në bashki”, tha Eno Bozdo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kritikuar reformën territoriale dhe mënyrën se si shumica socialiste po e trajton atë në Komisionin e Ligjeve. Gjatë diskutimit, Alizoti deklaroi se pas ndryshimeve qëndron një synim elektoral dhe se vullneti i komuniteteve lokale nuk mund të anashkalohet.

Ai theksoi se nuk mund të vendoset për ndarjen territoriale vetëm duke u mbështetur te forca e shumicës parlamentare, ndërsa kundërshtimi i komuniteteve lokale lihet mënjanë. Duke iu referuar konkretisht Përrenjasit, deputeti demokrat solli si shembull kundërshtimin e mundshëm të këshillit bashkiak ndaj ndryshimeve.

“Çdo veprim ka në vetvete një qëllim. Kush është qëllimi i reformës? Çdo reformë do kohë sepse flitet për territorin që prek njerëzit, nuk mundet që të mos merret parasysh dëshira e njerëzve që jetojnë atje. Nëse mini parlamenti i Përrenjasit për shembull del kundër, këshilli bashkiak, si mund t’u dilni kundër. Nuk mund të ushtroni forcën e shumicës për të realizuar gjithçka. Mjafton që njerëzit e asaj zone nuk e duan. Anashkaloni thelbin për qëllimet tuaja. Ky është një qëllim elektoral. Nuk mund të bëni një hartë elektorale për njerëzit që nuk e duan”, tha Tomor Alizoti./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po pengoni nismën e opozitës! Manja: E kemi diskutuar propozimin tuaj

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po

TIRANË- Diskutimet për reformën administrativo-territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e PD-së kundërshtuan mënyrën e konsultimit të projektligjit me bashkitë, duke akuzuar Kuvendin se po pengon nismën ligjore të opozitës. Nga ana tjetër, Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, hodhi poshtë pretendimet dhe tha se propozimet e opozitës janë diskutuar në mbledhjet e mëparshme.

Demokratët theksuan se bashkitë nuk mund të ndahen vetëm mbi bazën e numrit të banorëve, duke sjellë si shembull vende të ndryshme ku ekzistojnë njësi vendore me rreth 1 mijë banorë. Ata u ndalën edhe te kundërshtimet e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë ndaj reformës.

Pjesë nga debati:

Oerd Bylybashi, deputet i PD: Na thatë se keni nisur shkresën për konsultim. Unë po them këtë gjë, Durrësi nuk e ka marrë. Sot ka mbledhje të përcaktuar të Këshillit Bashkiak dhe nuk i ka mbërritur. Kështu ka ndodhur edhe në bashki të tjera me shumë mundësi. Ky është një sabotim. Kuvendi në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën ligjore të opozitës që të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet në lidhje me propozimin.

Saimir Korreshi, deputet i PD: Sot kemi njerëz në rrugë për këtë punë, kryetarë bashkish të majtë, të tredhur. Sepse gjithë kësaj kohe presioni ka qenë 10 për mosmbështetjen e kësaj nisme ligjore. Në të gjithë botën, edhe pse ka bashkia apo komuna me 1000-2000 banorë të shkrihen si gjalp. Ato bashki që do të shkrihen, do të mbeten si kafaze pëllumbash. Nuk vihet në parlament me arrogancë se kemi 83 deputetë, sepse të gjithë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër nismës suaj ligjore. Janë 15 raporte bashkish që ju thoni se do t’i modifikojmë, por nuk janë plastelinë. Kështu që prisni nismën tonë ligjore. Kjo nuk është reformë, por nismë ligjore e njëanshme. Nëse doni të bëni diçka, hajde të ulemi, t’i dëgjojmë njerëzit.

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit: I kemi diskutuar propozimet tuaja në dy mbledhje radhazi. Përse nuk merrni fjalën për të diskutuar në parim? Mund të shprehni mendimet tuaja politike si t’i doni. Kjo nuk futet në rend dite, e kemi diskutuar një herë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Reforma Territoriale/ Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka kritikuar draftin e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale, duke akuzuar Partinë Socialiste se po ndërton një “hartë elektorale”. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së tha se bashkitë nuk mund të ndahen vetëm mbi bazën e numrit të banorëve, duke sjellë si shembull vende të ndryshme ku ekzistojnë njësi vendore me rreth 1 mijë banorë.

Korreshi u ndal edhe te kundërshtimet e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë ndaj reformës. Deputeti demokrat argumentoi se vullneti i banorëve duhet të jetë përcaktues në çdo ndryshim të hartës administrativo-territoriale.

“Në të gjithë botën, edhe pse ka bashki, provinca apo komuna me 1000 banorë, askush nuk tenton kundër vullnetit të tyre ‘t’i shkrijnë si gjalpë’. Këtu po lozet me termin, nuk po i shkrijmë por po i bashkojmë. Të gjitha godinat do ngelin  kafaze pëllumbash, dhe ata njerëz që sot ua kanë hequr mandatin. Kemi banorë të bashkisë Divjakë që ne iu kemi hequr mandatin në lidhje me këtë çështje. Nuk mund të vish në parlament me arrogancë se kemi 83 vota. Jo nuk i keni për këtë çështje se këshillat e bashkisë që kanë votuar kundër nismës tuaj janë ata përfaqësues parlamentar të vegjël të çdo bashkie. Pse nuk shkojnë deputetët e juaj që janë mandatuar dhe që do na votojnë këtë ligj shembullor. Qenkan më të zgjuar këta se gjithë ai milet që ka dalë në protestë. Pse nuk bëni këtë, meqë keni bërë edhe e premtja e zezë, ca quhet kjo Prania besnike, pse nuk shkojnë deputetët, që të marrin dy vezë surratit. Janë 15 raporte bashkish që themi do t’i modifikojmë por nuk janë plastelinë, po iu vihet dryni. Sot nuk është reformë kjo që bëni ju, është një nismë ligjore e njëanshme kundër raportit të OSBE/ODIHR që thotë se duhet të bëhet me konsensus. Hajdeni ulim të dy nismat, t’i dëgjojmë ata njerëz dhe të përcaktojmë përtej hartës elektorale. Ju keni zgjedhur një hartë elektorale.”, tha Korreshi./Dosja.al

komisioni i ligjeve territorialja

Sondazh

Poll

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve