Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet Kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
05/10/2026 13:44
Ilir Panda është zgjedhur Kryetar i ri i Gjykatës së Lartë.
Vendimi u mor nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila e miratoi kandidaturën e tij me 14 vota pro dhe asnjë votë kundër.

Panda do të marrë zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë më 19 tetor 2026.
Zgjedhja e tij u bë nga vetë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, gjatë Mbledhjes së Përgjithshme, ku kandidatura e Ilir Pandës mori mbështetjen unanime të votave të hedhura.
Me marrjen e detyrës më 19 tetor, Ilir Panda do të drejtojë Gjykatën e Lartë në funksionin e Kryetarit të saj.
Top Channel