Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë, profili i tij

Aktualitet

Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë, profili i
Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë. Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka votuar pro kandidaturës së Pandës, i cili ishte kandidati i vetëm në garë.

Kyetari i ri do të nisë ushtrimin e detyrës në 18 tetor të këtij viti duke garantuar vijimësinë institucionale. Keshtu, ai pason ne kete detyre Sokol Sadushin.

Ai u zgjodh zëvendëskryetar në 16 nëntor të vitit 2023 nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë u hap në mes të muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i Sokol Sadushit përfundon në 17 tetor.

Ilir Panda është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës,në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mban gradën shkencore “Doktor”.

Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.

Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.

Panda ka qenë, gjithashtu, Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ekspert lokal i Unicef, i Këshillit të Evropës dhe i organizatave të tjera. Ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, në vitet 2002-2007, anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, anëtar i Këshillit Drejtues të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” dhe anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.

ME TE LEXUARAT