Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër

5 Tetor 2026 | 13:59

Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuvend të enjten.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se është e bindur se edhe deputetë të tjerë socialistë mund të kundërshtojnë projektligjin me votën e tyre, pavarësisht pasojave politike që mund të sjellë një qëndrim i tillë.

“Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do të ketë deputetë që do ta kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhrit të partisë”, shkruan Koçeku.

Projektligji i PS parashikon një riorganizim të ndarjes administrative të vendit dhe krijimin e 46 bashkive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për Shqipërinë me 46 bashki, Bylykbashi: Asnjë deputet i vjetër mes propozuesve

Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë, me 46 bashki, është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin...
13:45 | 05/10/2026

Peleshi pret delegacionin amerikan në Kuvend, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në një takim në Kuvend delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar...
13:16 | 05/10/2026

Begaj: Integriteti dhe profesionalizmi i magjistratëve do të përcaktojnë suksesin e drejtësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik 2026-2027 në Shkollën e Magjistraturës, ku iu drejtua brezit...
13:07 | 05/10/2026