Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria
4 Tetor, 19:12
“Shqip&...
Politike
"Deputet i shitur"/ Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun: Pse nuk i mbron banorët e Astirit? (VIDEO)
Siç shihet edhe në video, teksa Balliu po kalonte, protestuesit i dalin para dhe drejtohen me thirrjet "Rama në Burg, Berisha në Burg" dhe e pyesin se përse ai nuk i mbron banorët e Astirit.
5 Tetor 2026, 14:13Nga E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Aktivistët gjatë protestës para Kryesisë së Kuvendit i janë drejtuar me thirrjet "Deputet i shitur" edhe demokratit Klevis Balliut. Siç shihet edhe në video, teksa Balliu po kalonte, protestuesit i dalin para dhe drejtohen me thirrjet "Rama në Burg, Berisha në Burg" dhe e pyesin se përse ai nuk i mbron banorët e Astirit.
Qytetarët janë mbledhur në protestë pikërisht sot, ku po mbahet Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së. Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë nesër në seancë plenare.
Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht territorialen, duke protestuar./Dosja.al