Banorë të Memaliajt, Poliçanit, Fushë Arrëzit dhe Selenicës u mblodhen në afërsi të kryesisë së Kuvendit për të kundërshtuar hartën e re administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Përmes pankarteve banorët kërkuan ruajtjen e identitetjt historik të bashkive të tyre dhe garantimin e shërbimeve të pushtetit vendor sa më pranë tyre.