Kongo, të paktën 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përplasjes së varkave
Dy varka u përplasën gjatë fundjavës në lumin Kongo, duke lënë të paktën 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.
Varkat me motor prej druri u përplasën me njëra-tjetrën të dielën në mbrëmje pranë zonës Ngombe-Lukolela, në provincën Equateur, sipas Ministrit të Brendshëm provincial, Crispin Butou.
Shkaku i përplasjes nuk është bërë menjëherë i qartë. Butu tha se lundrimi natën ka shkaktuar shumë aksidente në të kaluarën. Ministri i tha Associated Press se 30 personat e vrarë në përplasje janë varrosur tashmë.
Njëra varkë po udhëtonte nga Ubangi, në veriperëndim, drejt kryeqytetit Kinshasa, dhe tjetra nga Kinshasa drejt Lukolela – pranë vendit të përplasjes – tha Butu, duke shtuar se kërkimet po vazhdonin për të identifikuar më shumë viktima dhe të mbijetuar .
Një anëtar i forcave të sigurisë, i cili tha se e pa përplasjen nga bregu i lumit, i tha AP-së se anija “që po kthehej nga Ubangi ishte e mbingarkuar me mallra dhe u përplas me atë që vinte nga Kinshasa”. “Pothuajse të gjithë pasagjerët mbetën të bllokuar nën ujë dhe vetë anija u fundos”, shtoi ai, duke folur në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të bënte deklarata publike pa lejen e eprorëve të tij.
Tragjeditë vdekjeprurëse detare janë të zakonshme në vendin e Afrikës Qendrore, me lundrime natën dhe anije të mbipopulluara që shpesh përmenden si shkaqe. Standardet e dobëta të sigurisë dhe mungesa e infrastrukturës në zonat e largëta të vendit kanë kontribuar gjithashtu në numrin e lartë të viktimave në aksidentet detare në vitet e fundit.
Në korrik, një varkë druri që transportonte studentë pas dhënies së provimeve shtetërore u fundos në pjesën qendrore të vendit, duke vrarë të paktën 20 persona. Varka po udhëtonte në provincën Kasai kur u fundos teksa po hynte në bashkimin e lumenjve Sankuru dhe Kasai.
Të dhënat e 8.8 milionë personave ekspozohen në Danimarkë nga një incident sigurie
Vodhën 2 700 mace, arrestohen 12 persona në Vietnam
Zbulim i ri për Alzheimerin: Molekula eksperimentale rikthen kujtesën në testet te kafshët
- 14:28 U zgjodh në krye të Gjykatë së Lartë, kush është Ilir Panda
- 14:04 Raiffeisen Bank Shqipëri konfirmon zgjidhjen e problematikës tekniko-operative në pasqyrimin e disa transaksioneve
- 13:59 Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër
- 13:45 Projektligji për Shqipërinë me 46 bashki, Bylykbashi: Asnjë deputet i vjetër mes propozuesve
- 13:43 Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë
- 13:39 Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat