Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria
4 Tetor, 19:12
“Shqip&...
LIVE UPDATES
Reforma Territoriale/ Qytetarët protestë kundër draftit të PS, përplasje me policinë dhe deputetët socialistë: Të shitur
• Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë revolte kundër draftit të Partisë Socialiste për Reformën Administrativo-Territoriale. • Qytetarët janë mbledhur pikërisht në ditën, ku po mbahet edhe Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së. • Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë nesër në seancë plenare. • Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. • Por, banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht, duke protestuar. • Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit janë shprehur se maxhoranca ka zhvilluar dëgjesa fiktive dhe se zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar. • Ata theksojnë se nëse PS e miraton draftin në Parlament, do të ndërmarrin rrugë ligjore për të kundërshtuar shkrirjen e bashkive. • Protestuesit kanë "kapur" para Kryesisë së Kuvendit edhe deputetin socialist Pirro Vengu dhe deputetin demokrat Klevis Balliun, duke iu drejtuar me thirrjet "Deputet të shitur", "Hajdutë" dhe "Rama në burg, Berisha në burg". • Pas këtyre momenteve, policia i ka larguar disa protestues nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa këta të funfit u drejtohen me thirrjet “Polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne”.
4 artikuj për këtë temë.
47 MINUTA ME PARE
"Deputet i shitur"/ Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun: Pse nuk i mbron banorët e Astirit? (VIDEO)
Klevis Balliu
TIRANË- Aktivistët gjatë protestës para Kryesisë së Kuvendit i janë drejtuar me thirrjet "Deputet i shitur" edhe demokratit Klevis Balliut. Siç shihet edhe në video, teksa Balliu po kalonte, protestuesit i dalin para dhe drejtohen me thirrjet "Rama në Burg, Berisha në Burg" dhe e pyesin se përse ai nuk i mbron banorët e Astirit.
Qytetarët janë mbledhur në protestë pikërisht sot, ku po mbahet Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së. Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë nesër në seancë plenare.
Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht territorialen, duke protestuar./Dosja.al
56 MINUTA ME PARE
Protestuesit presin deputetët te Kryesia e Kuvendit/ Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin(VIDEO)
pamjet
TIRANË- Policia ka larguar disa protestues nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, ku ishin mbledhur në pritje të deputetëve. Siç shihet edhe në pamje, qytetarët kishin dalë në anën tjetër të hyrjes së institucionit, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i larguar nga zona.
Pas këtij momenti, aktivistët u janë drejtuar bluve me thirrjet “Polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne”./Dosja.al
“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit
Pirro Vengu
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu është pritur me protesta në hyrje të Kryesisë së Kuvendit. Siç shihet edhe në video, në momentin që deputeti socialist po kalonte, protestuesit i janë drejtuar me thirrjet “O hajdut”.
Prej mëngjesit, shumë qytetarë nga disa bashki të vendit që pritet të shkrihen janë mbledhur para Kryesisë, ndërsa kundërshtojnë propozimin e qeverisë për ndarjen e re territoriale./Dosja.al
3 ORE ME PARE
Territorialja/ Banorët kundër draftit të PS, mblidhen në protestë përpara Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
pamjet
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë revolte kundër draftit të Partisë Socialiste për Reformën Administrativo-Territoriale. Qytetarët janë mbledhur pikërisht sot, ku pritet të mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është parashikuar diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së.
Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë nesër në seancë plenare. Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht, duke protestuar.
Çfarë parashikon drafti i PS?
Partia Socialiste propozoi riorganizimin e hartës administrative të vendit, duke reduktuar numrin e bashkive nga 61 në 46. Sipas draftit të propozuar, 15 bashki do të shkrihen, ndërsa 33 do të mbeten të pandryshuara. Në total, ndryshimet administrative do të prekin 28 bashki.
Bashkitë që parashikohet të shkrihen janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi. Ndryshimet shtrihen në disa qarqe të vendit. Në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen bashkisë së Elbasanit, ndërsa Prrenjasi do të bëhet pjesë e bashkisë së Librazhdit. Në qarkun e Beratit, bashkia e Beratit do të zgjerohet me Dimalin dhe Poliçanin.
Në qarkun e Fierit, Patosi do t’i bashkohet bashkisë së Fierit, ndërsa Divjaka do të përfshihet në bashkinë e Lushnjës. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet bashkisë së Vlorës. Memaliaj do të shkrihet me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, ndërsa Këlcyra me Përmetin. Ndërsa në veri, Fushë-Arrëzi do të bëhet pjesë e bashkisë së Pukës, ndërkohë Klosi do t’i bashkohet bashkisë së Matit./Dosja.al