Aktualitet

Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat/ Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret deklarata edhe e një artisti të ri!

Teksa në rrjet vijojnë të shpërndahen materiale intime të xhiruara në dhomën e gjumit të Adrian Hilës nga një kamera sigurie, në polici ka mbërritur denoncimi i parë nga një prej vajzave me të cilat kompozitori kalonte në intimitet.

Top Channel mëson se këngëtarja nga Kosova me inicialet E. A pasi ka deklaruar gjithçka dinte për rrethanat e ngjarjes, ajo ka denoncuar shpërndarësin e videove duke përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj nuk është ai personi që ka nxjerrë videot.

Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove.

Në lidhje me këtë situatë policia ka marrë 4 deklarime mes tyre 3 këngëtare E.F, B. M, E.A edhe vetë kompozitorin i cili pretendon se pamjet nga kamerat e sigurisë së tij në ambiente private janë hakeruar.

Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, që sipas kodit penal përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

LEXO EDHE: Shiste drogë pranë një shkolle në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Policia sekuestron mbi 1 kg kanabis dhe kokainë!

Policia ka kontaktuar edhe me një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë me inicialet G.H, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin. I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore.

Për këtë ngjarje blutë e Tiranës kanë referuar materialet në prokurori për 4 vepra penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve deh ndërhyja e padrejtë në jetën private.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.