web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përfol te Shqipëria, si qëndron e vërteta për Caprile-n

5 Tetor 2026, 14:33, Sport CNA

U përfol te Shqipëria, si qëndron e vërteta për

Elia Caprile është përmendur si një alternativë e mundshme për portën e Shqipërisë, por kalimi i tij te kuqezinjtë duket thuajse i pamundur.

Portieri 25-vjeçar i Cagliari-t është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve për interesin e FSHF-së. Fakti që partnerja e tij, Emili Toshkollari, është me origjinë shqiptare dhe se Caprile mund të sigurojë pasaportën shqiptare nuk mjafton për të ndryshuar përfaqësuese.

Caprile ka luajtur ndeshje zyrtare me ekipet e moshave të Italisë, ndërsa me kombëtaren A është grumbulluar, por nuk ka debutuar. Sipas rregullave të FIFA-s, përveç pasaportës kërkohet edhe një lidhje e përcaktuar me vendin që lojtari dëshiron të përfaqësojë.

Kjo mund të lidhet me vendlindjen, prejardhjen familjare ose qëndrimin e kërkuar në atë shtet. Në rastin e Caprile-s, aktualisht nuk rezulton të jetë plotësuar asnjë prej kritereve që do t’i mundësonin të luante për Shqipërinë.

Për këtë arsye, portieri i Cagliari-t nuk duket një opsion real për trajnerin Rolando Maran.





Lajmet e fundit nga