web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjergj Luca ngre alarmin për sigurinë: Mos u gënjeni nga ofertat e barakave që hapen përditë

5 Tetor 2026, 14:40, Aktualitet CNA


Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, përmes një videoje në rrjetet sociale, u ka treguar konsumatorëve dhe klientëve të tij hap pas hapi se si kontrollohen produktet në biznesin e tij.

Luca u bën thirrje konsumatorëve që të mos gënjehen nga çmimet dhe ofertat e barakave që hapin çdo ditë dhe që produktet i ngrijnë përtej afatit të skandencës dhe ua servirin atyre me çmime më të ulëta.

Kështu, biznesmeni ka ngritur alarmin për sigurinë e produkteve që konsumohen nga qytetarët duke iu drejtuar atyre që të mos gënjehen nga çmimet e ulëta që u ofrohen në treg.

Reagimi i Gjergj Lucës

Mos u rreni nga çmimet dhe nga ofertat e barakave që hapen përditë!  

Kontroll dajak!

Këtu nuk ka gallatë. Ju lutem më ndiqni për disa të vërteta që ju duhet t'i mësoni. Vetëm hajdeni bëjmë një xhiro t'ju kallëzoj...

Ky është laboratori fiziko-kimik. Çdo loto që ne na vjen, e kalojmë komplet në kontroll. Ky është kryesori, mikrobiologjia, që ne jemi një laborator i akredituar në të gjithë dynjallëkun.

Këtu kalojnë të gjitha mostrat, kalojnë nëpër autoklava, dhe mbasi produkti del nga mikrobiologjia, shpërndahet komplet në të gjitha bangot dhe në të gjitha restorantet "Rozafa".  

Dhe unë do t'ju shpjegoj pikërisht të gjitha problemet që ne mendojmë që ju duhet të jeni të informuar.  

Kjo është arkë me salmon.

Të lutem hajde shikoje pak datën e skadencës. Data e prodhimit: 22.09, ja ku e ke dhe datën e skadencës: 7.10. Salmoni e ka diku 2 javë deri në 16 ditë skadencën si peshk i freskët. 

Po ta shihni ngjyrën, është akoma ngjyra e pastër dhe mishi që rrjedh gjak. Është akoma edhe dy ditë në përsosmëri.  

Doni të dini se çfarë ndodh me këtë peshk mbas dy ditëve?

Shkon te fabrika tjetër e "Rozafës", kthehet në proteinë dhe eksportohet nëpër vendet që janë më të zhvilluara për t'i përdorur ato proteina nëpër ushqime të tjera.

Ne nuk e marrim që në fund të skadencës ta ngrijmë, dhe mbasi ta ngrijmë ta shesim me çmim të ulët sepse e kemi blerë në ditët e fundit.

Jo, nuk ndodh ajo punë! 

Kjo është më e rëndësishmja që ju duhet të kuptoni: Blerja dhe importi në ditët e fundit të skadencës, që e blejnë me çmim të lirë, por konsumatorin e godasin dhe konsumatori ha mall jo të kontrolluar.

Dhe tjetra është që mbasi kalon data e skadencës, e presin me copa dhe e ngrijnë në frigorifer jashtë kushteve, dhe jua nxjerrin juve për t'ja shitur me çmime të ulëta.  

Tashi kjo është katastrofë!

Mos u rreni nga çmimet dhe nga ofertat e barakave që hapen përditë dhe japin çmime të ulëta.

Çdo gjë ka një korrektësi me klientin, ka një transparencë. Unë ju dua fort, ju respektoj fort sepse më mbushni restorantet plot.

Vetëm e vërteta dhe vetëm transparenca është ajo që klienti vlerëson.





Lajmet e fundit nga