Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Ramës dhe Vlora Hysenit

5 Tetor 2026 | 15:11

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shpreh se Komisioni i Sigurisë duhet të ndërmarrë hetime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit. Ai ka deklaruar se sipas tij Rama është drejtues i një grupi të strukturar kriminal.

“Madje edhe kjo është e gjora, dhe nxori në paturpësinë më të madhe jetën private të njerëzve për të krijuar një dominancë tjetër psikologjike.

Se si e si t’i ndihmojë mafiozët, banditët, zyrtarët e tij. Ndaj dhe Komisioni i Sigurisë duhet të kërkojë urgjentisht të ndërmarrë hetim në lidhje me veprimtarinë në shkelje të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës të këtij grupi të strukturuar kriminal, që tani del i kryesuar… në fakt kryetar është Edi Rama, Padrino, por në arrest shtëpie është Vlora Hyseni”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U zgjodh në krye të Gjykatë së Lartë, kush është Ilir Panda

Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë. Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka votuar pro kandidaturës së Pandës, i...
14:28 | 05/10/2026

Raiffeisen Bank Shqipëri konfirmon zgjidhjen e problematikës tekniko-operative në pasqyrimin e disa transaksioneve

Raiffeisen Bank Shqipëri, në një deklaratë për mediat, informon se gjatë datës 4 tetor 2026 është evidentuar një problematikë tekniko-operative në procesimin dhe pasqyrimin e...
14:04 | 05/10/2026

Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së...
13:39 | 05/10/2026