Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Fiksojeni emrin! Hugo Galdeano, talenti i vogël me potencial të madh që po mahnit Barcelonën

Fiksojeni emrin! Hugo Galdeano, talenti i vogël me potencial të madh që po mahnit Barcelonën

14:28, 05/10/2026

Barcelona duket se ka në duart e saj një tjetër diamant nga akademia La Masia. Bëhet fjalë për Hugo Galdeanon, një sulmues vetëm 12-vjeçar, i cili po spikat për talentin, personalitetin dhe pasionin e tij në fushën e lojës.

Edhe pse është lojtari më i vogël fizikisht në ekipin e tij dhe njëkohësisht ndër më të shkurtrit në turneun ku mori pjesë në Orlando, Galdeano ka treguar një nivel që e veçon dukshëm nga bashkëmoshatarët. Driblimi, goditja, guximi dhe mbi të gjitha vizioni për lojën janë cilësitë që kanë tërhequr vëmendjen.

Image

Talenti i tij duket veçanërisht në pasimet vertikale, prekjet e shpejta, krosimet e sakta dhe mënyrën se si arrin të lexojë aksionin. Një stil që përputhet me filozofinë e La Masias dhe që të kujton disa prej elementeve të lojës së yjeve të Barcelonës.

Vetë Galdeano nuk e fsheh admirimin për Pedrin, të cilin e konsideron idhullin e tij. “Pedri është idhulli im. Kam mësuar shumë prej tij dhe tashmë e kam takuar”, ka thënë 12-vjeçari.

Image

Por talenti nuk është e vetmja karakteristikë që e dallon. Për shkak të shtatit të vogël, Galdeano duhet të kompensojë me grintë dhe vendosmëri. Në turneun e Orlandos ai u përfshi edhe në një përplasje me një lojtar të Betisit, shumë më të madh fizikisht, episod që përfundoi me ndëshkimin e tij me një minutë jashtë fushës.

Pavarësisht moshës, Galdeano ka fituar edhe një popullaritet të konsiderueshëm. Llogaria e tij në Instagram, e menaxhuar nga familja, ka rreth 180 mijë ndjekës, ndërsa Nike tashmë e ka afruar si një prej talenteve që mund të ketë një të ardhme të madhe në futboll.

Barcelona, ndërkohë, duket se po kujdeset për një tjetër talent të veçantë të La Masias.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco