Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ronaldo i kushton shtrenjtë Portugalisë, kombëtarja humb 2 milionë ndjekës në Instagram

Ronaldo i kushton shtrenjtë Portugalisë, kombëtarja humb 2 milionë ndjekës në Instagram

14:54, 05/10/2026

Portugalia ka vazhduar të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldon në fushë, por përplasja rreth yllit 41-vjeçar duket se i ka kushtuar shtrenjtë edhe në aspektin e rrjeteve sociale.

Sipas ‘El Mundo Deportivos”, profili zyrtar i kombëtares portugeze në Instagram ka humbur rreth 2 milionë ndjekës pas vendimit të Ronaldos për t’u larguar nga grumbullimi dhe përplasjes së mëvonshme me drejtuesit e përfaqësueses.

Para shpërthimit të çështjes, llogaria e Portugalisë kishte 24.942.000 ndjekës, ndërsa aktualisht numëron rreth 22.8 milionë. Një rënie e konsiderueshme, që tregon edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm që Cristiano Ronaldo ka tek tifozët në mbarë botën.

CR7 ka një nga komunitetet më të mëdha të ndjekësve në rrjetet sociale dhe tifozët e tij kanë treguar edhe më parë se janë jashtëzakonisht aktivë në mbështetje të idhullit të tyre.

Në ditët e fundit, përplasja ka marrë edhe një tjetër dimension në rrjetet sociale. Fansat e Ronaldos kanë vërshuar në profilin e bashkëshortes së Gonçalo Ramos, sulmues që po shihet si një prej alternativave për të zëvendësuar kapitenin e Portugalisë.

Ndërkohë, drejtuesit e federatës portugeze dhe trajneri Jorge Jesus po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për situatën. Pavarësisht deklaratave të forta dhe tensioneve të krijuara, palët po shqyrtojnë mundësinë e një pajtimi dhe rikthimit të Ronaldos në kombëtare për ndeshjet e nëntorit.

Në fushë, Portugalia ka treguar se mund të fitojë edhe pa yllin e saj. Por shifrat e Instagramit tregojnë qartë se prania e Ronaldos shkon shumë përtej futbollit. Largimi i tij ka prekur jo vetëm aspektin sportiv, por edhe marrëdhënien e kombëtares me miliona tifozë në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco