
Burime zyrtare nga Brukseli i thanë A2CNN se në dokumentin e ri të Politikës së Zgjerimit që KE do ta bëjë publikë ditën e martë për vendet kandidate në momentin që të bëhen anëtare të BE të kenë të drejta të plota, por me një përjashtim. A2 mëson se KE do të propozojë që anëtarët e rinj të mos e ushtrojnë të drejtën e vetos në çështjet e zgjerimit, sidomos kur ka mosmarrëveshje dypalëshe.
Dokumenti i KE do të ketë në fokus tre elemente:
1. Reformimi i Nenit 7: Fundi i Vetos bllokuese për Shtetin e së Drejtës. Deri më tani, ndëshkimi i një vendi anëtar për shkelje të parimeve demokratike kërkon një shumicë pothuajse të pamundur prej 4/5 e anëtarëve. Kjo u jepte mundësi shteteve problematike të mbronin njëra-tjetrën.
Mekanizmi i ri, Shumica e cilësuar e kundërt: Me rregullin e ri, nëse KE konstaton shkelje të rënda dhe propozon pezullimin e votës, propozimi hyn në fuqi automatikisht. Ai mund të rrëzohet vetëm nëse shtetet anëtare bëhen bashkë për ta kundërshtuar Komisionin. Ky ndryshim rrit jashtëzakonisht shumë fuqinë ndëshkuese të Brukselit ndaj autokracive.
2: Elementi i dytë lidhet me garancitë financiare. A2CNN mëson se KE propozon që në raste se një vend anëtare apo kandidat shkel apo nuk respekton angazhimet që ka ndërmarrë të penalizohet nga fondet e reja të unionit.
3: Dhe elementi i tretë ka të bëjë me të drejtën e vendeve të reja që do të bëhen anëtare të BE. Do kenë të drejta të barabarta me 27 anëtarët me komisioner dhe veto, me përjashtim në rastet kur votohet për zgjerimin, sidomos me vende që kanë mosmarrëveshje bilaterale.
Gjithashtu sipas burimeve zyrtare nga KE, udhërrëfyesi për Shqipërinë do të bëhet publik më 28 tetor së bashku me progres-raportin. KE dhe qeveria shqiptare po punojnë për afatin e përcaktuar. A do të jetë 2027 edhe një objekti i KE? Sipas Brukselit kjo mbetet për t’u parë pas KE dhe qeveria shqiptare po punojnë për afatin, por shumë do të varet edhe nga zgjedhjet brenda vendeve të unionit.
Gjithashtu për momentin KE shef vetëm 4 vende me perspektivë reale për të mbyllur negociatat, Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. (A2 Televizion)