Kuvendi nis seancën plenare, priten debate për Reformën Territoriale dhe çështjen e SHISH-it
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
"Deputet i shitur"/ Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun: Pse nuk i mbron banorët e Astirit? (VIDEO...
"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën: Keni ‘përdhunuar’ Kush...
Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës 5 Tet...
Sipas Bardhit, në listën e bashkive që pritet të preken nga reforma janë Divjaka, Patosi, Rrogozhina, Maliqi, Dimal, Cërriku, Prrenjasi, Belshi, Klosi, Poliçani, Memaliaj, Fushë-Arrëzi, Këlcyra dhe Libohova.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me diskutimet për ndryshimin e hartës territoriale dhe shkrirjen e 15 bashkive në vend. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi ka kritikuar deputetët socialistë, veçanërisht ata që përfaqësojnë zonat e prekura nga reforma.
Në lidhje me këtë, ai u ka bërë thirrje të mbajnë qëndrim dhe të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve. Sipas Bardhit, në listën e bashkive që pritet të preken nga reforma janë Divjaka, Patosi, Rrogozhina, Maliqi, Dimal, Cërriku, Prrenjasi, Belshi, Klosi, Poliçani, Memaliaj, Fushë-Arrëzi, Këlcyra dhe Libohova.
Bardhi thotë se deputetët rrezikojnë të shndërrohen në zëdhënës të vendimeve politike dhe thekson se përballë qytetarëve heshtja nuk mund të justifikohet me disiplinën partiake.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Për të kuptuar se sa dhe kë përfaqëson Grupi Parlamentar i PS-së, mjafton të shohësh se çfarë po ndodh sot në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar.
Diskutohet shkrirja e 15 bashkive dhe, sipas raportimeve në media, kundërshtim publik ndaj kësaj nisme kanë shprehur vetëm dy deputetë. Mbetet për t’u parë nëse ky kundërshtim do të qëndrojë edhe në momentin e votimit në seancë plenare.
Divjaka, Patosi, Rrogozhina, Maliqi, Dimali, Cërriku, Përrenjasi, Belshi, Klosi, Poliçani, Memaliaj, Fushë-Arrëzi, Këlcyra dhe Libohova janë në tryezën e kësaj reforme për t’u shkrirë. Por nga deputetët e PS-së që kanë marrë mandatin për të përfaqësuar qytetarët e këtyre bashkive, heshtja është ajo që bie më shumë në sy.
Ku është zëri i tyre? Ku është përgjegjësia ndaj qytetarëve që i kanë votuar? Ku është detyrimi për të mbrojtur interesin e komuniteteve që përfaqësojnë?
Në vend që të dëgjojmë zërin e qytetarëve në Kuvend, rrezikojmë të shohim deputetë që kthehen në zëdhënës të vendimeve politike të Edi Ramës.
Nëse një deputet hesht kur vendoset për fatin e bashkisë që ai ose ajo pretendon se përfaqëson, atëherë qytetarët kanë të drejtë të pyesin: kë përfaqëson realisht ky deputet?
Mandati parlamentar nuk është pronë e partisë. Është mandat i qytetarëve.
Dhe qytetarët meritojnë deputetë që flasin, kundërshtojnë dhe mbajnë përgjegjësi, jo deputetë që heshtin kur vendimet prekin drejtpërdrejt komunitetet që i kanë zgjedhur.
Kjo është çështje përfaqësimi. Kjo është çështje përgjegjësie. Dhe përballë qytetarëve, heshtja nuk mund të fshihet pas disiplinës partiake./Dosja.al
Pamje TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për seancën plenare të ditës...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po mbron drejtues të instituc...
Klevis Balliu TIRANË- Aktivistët gjatë protestës para Kryesisë së Kuvendit i janë drejtuar me thirrjet "Depute...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar hapur se do të votojë kundër draftit t...
Gent Strazimiri TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, dhe socialisti Ulsi Manja janë përplasur gjatë disk...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me kontrollet e ushtruara nga SPAK ndaj Ron Yeffet, Ardi Ve...
Pirro Vengu TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu është pritur me protesta në hyrje të Kryesisë s&eum...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kryetari i Komisionit t&eu...
TIRANË- Deputeti demokrat Eno Bozdo i ka kërkuar mazhorancës të ndalojë procedurën për reformën territoriale dhe ...