Sali Berisha mbajti fjalën në seancën plenare në parlament këtë të hënë, ku kërkoi shkrirjen e Kuvendit.
Ai denonci edhe një herë skandalin e SHISH dhe ish-drejtores Vlora Hyseni. Berisha akuzoi socialistët se po shmangin nga agjenda në parlament debatin për këtë skandal.
Kryedemokrat, gjithashtu u shpreh se ata po bëhen zëdhënës të krimit dhe Belinda Ballukut.
“Parlamenti është shndërruar në një dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë. Është shndërruar në një institucion turpi, që po i shërben në verbëri absolute narko regjimit, narko shteti të parë dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, patriot pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narko shtetit kartelit. Në vend që të spostoni çdo gjë nga agjenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale përfundimtare të shtetit nga narko shtet, asgjësimin nga narko shteti i Edi Ramës, ju bëni sikur derdhni lot krokodili për ata qytetarë që ju i urreni, që i vidhni nga mëngjesi në darkë. Për qytetarët e vjedhur nga qeveritarët tuaj që ju i mbroni për vjedhjet që kanë bërë. A e dini çdo të thotë shefja e shërbimit, anëtare e grupit të strukturuar kriminale, më të rrezikshëm në Europë. Grupi që dispononte qindra mln euro për llogari të Edi Ramës në AKSHI. Që kontrollonte internetin dhe komunikimin e mbarë vendit. Që kontrollonte sekretet shtetërore. Që në një akt pabesie, në një akt dhunimi flagrant të konventave ndërkonëvbatëre me urdhër të padrinos vuri në kontroll misionet diplomatike, delegacionet e huaja duke kërcënuar sigurinë e tyre në Shqipëri. Çfarë jeni ju? Avoketër të akteve të tilla, vetë një pjesë e juaja anëtare bandash. Një pjesë e juaja ka porositur vrasje. Ka bërë pazaret më të fëlliqura me kartelet e drogës dhe tani bëheni avoketër të Edi Ramës dhe Vlora hysenit. A e dini SHISH është një institucion dhe jo një person?! Ju kujtoni se do shpëtoni me çdo mënyrë. Jeni skllevër të padrinos. Ky parlament duhet zhdukur sa më parë. A jeni shqiptarë ju? A nuk është SHISH një institucion iu rëndësisë më të lartë të shqiptarëve. Ju nuk keni një interes shoqëror, as interesa kombëtare, asnjë interes për këtë shtet dhe për këtë vend. Jeni skllevër të pasurimit tuaj. Po të mos ishin këto ju Edi Ramën e kishit zhveshur lakuriq. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra të Europës, zëdhënës i Lubi Ballukut. Ku e keni atë? Zëdhënës i Lindave të AKSHI-t. Zëdhënës i Suel Çelës. Zëdhënës i Troplinëve.”– tha Berisha.












