Kallas: Rusia po rrezikon jetë në të gjithë Evropën përmes sulmeve hibride

5 Tetor 2026 | 15:43

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kalas gjatë një konference për shtyp me kryeministrin moldav, Vasile Tofan u shpreh se Rusia po rrezikon jetë në të gjithë Evropën përmes sulmeve hibride.

“Në javët e fundit, Evropa ka përjetuar një përshkallëzim të sulmeve hibride ruse dhe shkeljeve të hapësirës ajrore. Raketat dhe dronët rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë fundjavës. Dhe kjo është plotësisht e papranueshme”, tha Kalas.

Më 30 shtator, Rusia nisi sulme ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës, duke goditur termocentralet dhe infrastrukturën përreth Kievit dhe zonave të tjera në sulmin më të koordinuar ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në muaj të tërë.

Në Moldavi, në kufirin perëndimor të Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se tre dronë shkelën hapësirën ajrore të saj më 30 shtator.

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi javën e kaluar se Gjermania po përballej me një numër në rritje të sulmeve hibride nga Rusia dhe u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë asaj që pritet të jetë dimri i saj më i vështirë që nga pushtimi rus i vitit 2022.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia po zhvillon një fushatë hibride sulmesh me dronë dhe kibernetikë dhe e akuzojnë Moskën se qëndron pas sulmit të tentuar me dronë në aeroportin e Leipzigut në gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas komplotit të dyshuar iranian, SHBA-të largojnë bombarduesit nga baza britanike

Shtetet e Bashkuara kanë larguar bombarduesit e tyre B-1 nga një bazë ajrore britanike një javë pasi pesë burra u arrestuan nën dyshimin për përgatitjen...
15:42 | 05/10/2026

Ekzekutohen në Iran dy të dënuarit për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gjatë protestave

Irani ka ekzekutuar dy burra të tjerë që u arrestuan gjatë protestave në Isfahan në lidhje me vdekjen e katër oficerëve të policisë , raportoi...
15:27 | 05/10/2026

Protestat në Francë, një nxënës 15-vjeçar humb dorën pasi kapi një granatë tymuese nga policia

Qindra shkolla në Francë mbetën plotësisht ose pjesërisht të mbyllura të hënën, ndërsa adoleshentët vazhduan të bllokonin ndërtesat dhe qeveria luftoi për të frenuar lëvizjen...
15:24 | 05/10/2026