web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Llogaritë/ Shqipëria e ka vetë në dorë, si arrihet vendi i parë

5 Tetor 2026, 15:52, Sport CNA

Llogaritë/ Shqipëria e ka vetë në dorë, si arrihet

Kombëtarja shqiptare e ka ende në dorë fatin e saj për të siguruar vendin e parë në Grupin C1 të Nations League.

Tri fitore në ndeshjet e mbetura, duke nisur me përballjen ndaj San Marinos, do t’i ngjitnin kuqezinjtë në krye të grupit, duke parakaluar Finlandën.

Vendi i parë do të sillte rikthimin e Shqipërisë në Ligën B dhe të drejtën për të luajtur në “Play Off”-in e Europianit 2028. Finlanda aktualisht kryeson grupin me 7 pikë, ndaj një barazim pikësh mes dy skuadrave do ta bënte më të ndërlikuar situatën.

Në këtë rast, Shqipëria do të duhej të fitonte me të paktën dy gola diferencë ndaj Finlandës për ta kaluar në renditje. Llogaritë do të bëhen pas ndeshjeve të së martës, kur do të luajnë të gjitha skuadrat e grupit.

Shqipëria pret në “Air Albania” San Marinon dhe tri pikët janë të domosdoshme për të vijuar garën për vendin e parë. Dy ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë do të zhvillohen në muajin nëntor.





Lajmet e fundit nga