web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi i “Territoriales”/ Balla-demokratëve: Kemi merakun e qytetarëve, jo të kryetarëve

5 Tetor 2026, 16:08, Politikë CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në Kuvend lidhur me miratimin në parim të projektligjit për Reformën Administrativo-Territoriale.

Në fjalën e tij drejtuar opozitës, Balla u shpreh se ndryshe nga shqetësimi i PD-së për fatin e kryebashkiakëve, pas shkrirjes së 15 bashkive, PS e lidh këtë hap me bashkimin për të mirën e komunitetit.

 “Nëse e keni merakun se kush do të jetë kryetar i bashkisë, për mua meraku është se si do t’i shërbejë qytetarit të asaj bashkie. Nëse ju do të shqetësoheni se përse bashkohet kjo bashki me atë bashki, për ne ky bashkim sjell më të mira për komunitetin. Mendoja që do të kishim një debat për reformën administrative territoriale, sepse keni thirrur një protestë kombëtare, e shyqyr që u kthye PD te protestat, ky është lajm pozitiv sepse protesta arriti një sukses të madh. Çliroi bulevardin nga një ritual i përditshëm të hënave pasdite”,- tha Balla./CNA

 





Lajmet e fundit nga