Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po mbron drejtues të institucioneve dhe e cilësoi Shqipërinë si një narkoshtet. Gjatë fjalës së tij ai ngriti akuza të rënda ndaj SHISH, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta dhe të drejtat e opozitës, qytetarëve dhe protestuesve. Berisha tha gjithashtu se veprimet e disa zyrtarëve, sipas tij, janë të lidhura drejtpërdrejt me urdhrat dhe interesat e Edi Ramës.
"Kriza në Shqipëri thellohet çdo ditë e më shumë. Narkoshteti shqiptar faktohet si narkoshteti më i konsoliduar në Evropë dhe në botë. Qëndrimet e Padrinos janë një rrezik i madh jo vetëm kombëtar, por një rrezik për rajonin dhe më gjerë. Aktet e tij të papërgjegjshme, ai është shndërruar aktualisht në një avokat të pashembullt në histori të Vlora Hysenit, Ergys Agasit, Roni Yeffetit, Linda Karçanajt, Ermal Beqirit. I pabesë, i pakarakter siç është, pasi lau duart me ta, tani bën avokatin e tyre. Asnjë njeri nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël se në çdo veprim dhe çdo akt të koordinatorit Ergys Agasi, se çdo veprim dhe akt i Ermal Beqirit, Linda Karçanajt dhe Vlora Hysenit, është urdhri i Edi Ramës, janë ndarja e parave me Edi Ramën, është menaxhimi i parave të Edi Ramës.
Kjo është e vërteta. Zërat po gumëzhijnë dhe ndaj ky kalon nga një dalje televizive në një tjetër, përpiqet të shfajësojë, përpiqet të lehtësojë aktet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, por akte ndër më të rënda në historinë e botës. Shefja e shërbimit inteligjent, që ka dorëzuar sekretet më të rëndësishme të shtetit tek kartelet e drogës dhe ndërmjetësi i tyre, po të kemi parasysh se këto kartele janë shpallur organizata terroriste nga presidenti i SHBA, kjo shkon në lartësinë e tradhtive më të mëdha. Dhe Edi Rama, nuk po përdor epitete, u thotë shqiptarëve se aleatët e çmojnë Vlorën. Shiko gjer ku arrin ky. Dhe në qoftë se për të parën thoshte se ajo Linda me katër prona banon në shtëpi me qira, këtë thonë se partnerët kanë mendim të shkëlqyer.
Si mund të kenë partnerët një mendim të shkëlqyer për një tradhtarë të misionit të saj. Përpiqet me çdo kusht të mbrojë veprat e tij. A kujtoni ju se ishte i izoluar? Ne kemi denoncuar me keqardhje, jam i detyruar të denoncoj disa herë aktivitetet antikushtetuese të SHISH. Janë njerëz që kanë ndërmarrë akte me të cilat kanë shkelmuar Konventën e Vjenës ndaj përfaqësuesve të vendeve mike dhe partnere në Shqipëri. Kanë ndërmarrë akte të rënda antikushtetuese ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj. Kanë ndërmarrë akte të rënda antikushtetuese ndaj qytetarëve dhe të rinjve protestues. Dhe këtu nuk ka qenë vetëm një njeri se ato i ka marrë duke dhënë urdhra atyre Jurgenëve dhe të tjerëve që janë aty. Se tani këta duan të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në atë shërbim," tha Berisha./Dosja.al