• Kontakt
Monday, October 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kromi i Bulqizës/ Koncesionari emëron administrator të tretë, a po kopjohet skema “Bankers”?!

16:25 : 05/10/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Brenda një kohe të shkurtër, kompania koncesionare që shfrytëzon minerën e kromit në Bulqizë, si dhe disa fabrika të pasurimit në Klos, Burrel dhe Elbasan, ka ndryshuar drejtues, ku vendin e shqiptarëve po e zënë persona të tjerë të huaj, shumica turq.

Dyshimet janë se, skema është e njëjtë me fenomenin “Bankers”, duke e vjelë nëntokën, ulur pagat dhe duke krijuar kompani “shushunja” që kryejnë veprime operacionale.

Vox News ka ndjekur në vijimësi problematikat e firmës koncesionare që shfrytëzon një pasuri të shqiptarëve, tentativat e saj për skema vjelje apo për nxjerrjen e bilanceve me humbje.

Vitin e kaluar, Albchrome doli me një humbje prej 15 milionë euro, ndërkohë që vijon aktivitetin dhe manovrat sesi të marrë kromin, t’a degëzojë në disa firma të tjera dhe më pas t’a transferojë jashtë Shqipërisë.

Faksimile: Vendimi i Albchrome i datës 15 shtator 2026 për emërimin e administratorit të ri të koncesionarit

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, në datën 15 shtator 2026, ortaku i vetëm i firmës koncesionare, Sabit Sagir, ka vendosur emërimin e Selim Sevgen në detyrën e administratorit të shoqërisë me kompetenca të kufizuara.

Lexo edhe:

Merr flakë vend depozitimi i mbetjeve të Bulqizës, tymi mbulon zonën

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Bulqizë, bllokohet brenda banori me aftësi të kufizuara

Më pas, në pikat e tjera të rendit të ditës, firma ka ndryshuar kompetencat për administratorët e vjetër, Zeyner Erbeyler dhe Teuta Ustundag. 

Caktimi i një administratori të tretë dyshohet se është bërë për të krijuar një tjetër skemë sa më të sofistikuar për të bërë manovra, duke enë se Sevgen njihet si “mjeshtri” i përpilimit të letrave, duke ndryshuar bilance apo duke bashkëpunuar me palën shqiptare. Administratori i ri është një njohje e vjetër e autoriteteve shtetërore, duke qenë se ka qenë më parë shef i firmës Beralb, që operon në zonën e Fushë Arrëzit, me një tjetër koncesion shumë të dyshimtë, të vendburimeve të bakrit.

Faksimile: Administratori i ri i Albchrome ka qenë aksioner në 2 firma në Shqipëri që operonin në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, Sevgen ka qenë aksioner në dy kompani që janë regjistruar në Shqipëri.

E para “CTM” e themeluar në tetor të vitit 2023 dhe e dyta “ALB TYRE”. Të dyja kompanitë kanë pasur si seli zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Kompania e parë CTM është ç’regjistruar në vitin 2024, ndërkohë firma “ALB TYRE” është pezulluar në muajin korrin 2026, disa javë para se Sevgen të shkonte si administrator i Albchrome.

Faksimile: Raporti financiar i kompanisë Albchrome për vitin 2025, i publikuar në muajin gusht 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit

 

Albchrome ka publikuar disa javë më parë bilancin financiar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku shkruan se “të deklarojë rezultatin financiar të shoqërisë për vitin 2025 me humbje në vlerën 1.436.436.389 lekë. Kjo humbje do të mbulohet nga fitimet e akumuluara të shoqërisë”. Një shumë tepër të madhe, mbi 15 milionë euro!

“Performanca financiare. Viti 2025 ishte një vit me paqëndrueshmëri të tregut, pas një periudhe mjaft të destabilizuar të çmimeve të energjisë elektrike, si dhe nga kriza e luftës në Ukrainë që kaloi industria. Gjatë vitit 2025 nuk u operua me kapacitet prodhues të plotë, për shkak të vendimeve të bordit duke vlerësuar ndikimin e tregut të energjisë elektrike si dhe kërkesës e shitjeve të produktit final”, thuhet në dokumente.

Faksimile: Kompania koncesionare Albchrome shkruan se ka marrë kredi dhe e ka pasur të pamundur që ta likuidojë në vitin 2025

Por ku shkuan paratë e kromit të Bulqizës?! Dokumentet e vetë kompanisë hedhin dritë mbi një skemë përvetësimi të nëntokës shqiptare, pasi një pjesë e mirë e parave që del nga prodhimi kanë shkuar pranë bankave të nivelit të dytë, të cilat i kanë dhënë kredi.

“Gjatë vlerësimit të parimit të vijueshmërisë, drejtimi ka marrë gjithashtu në konsideratë respektimin e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese të financimit, duke përfshirë konventat financiare të lidhura me huamarrjen”, thuhet në dokumente.

Më tej, saktësohet se më 31 dhjetor 2025, shoqëria nuk ka përmbushur disa prej konventave financiare të përcaktuara në marrëveshjen e huasë dhe si rezultat pjesa e mbetur e huasë është klasifikuar si detyrim afatshkurtër në pasqyrën e pozicionit financiare.

“Deri në datën e autorizimit të këtyre pasqyrave financiare, huadhënësi nuk ka kërkuar shlyerje të menjëhershme të huasë dhe shoqëria vazhdon komunikimet me institucionin financiar lidhur me menaxhimin e detyrimeve të financimit”, vijon dokumenti.

Ndërkohë, edhe në vitin 2024 firma koncesionare Albchrome ka regjistruar një humbje prej 720 mijë eurosh. Natyrshëm lindin disa pyetje; Ku shkojnë paratë e kromit në Shqipëri? A mos vallë bëhet një bilanc me humbje për të mos paguar detyrime?

Sa janë fryrë kostot, duke paguar nënkontraktorë, me qëllim nxjerrjen e këtij bilanci? Çfarë pagash kanë administratorët, drejtorët, përgjegjësit e ata që menaxhojnë këtë pasuri të shqiptarëve? Përse po ndryshojnë administratorët çdo muaj? A mos vallë po krijohen “shushunja” si në rastin e Bankers?

/Voxnews

Etiketa: BankersBulqizekrom

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merr flakë vend depozitimi i mbetjeve të Bulqizës, tymi mbulon zonën

17:58 : 01/10/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Bulqizë, bllokohet brenda banori me aftësi të kufizuara

15:39 : 19/09/2026
Screenshot
AKTUALITET

Gjarpër në pusetën e ujësjellësit në Bulqizë, banori: Çfarë uji po pijmë?

12:10 : 10/09/2026
AKTUALITET

Mbetet aktive vatra në Vajkal të Bulqizës, flakët arrijnë deri në Fushë Hutër

09:49 : 31/08/2026
AKTUALITET

Tjetër zjarr masiv në Bulqizë, flakët i afrohen banesave në fshatin Zall-Strikçan

17:28 : 30/08/2026
AKTUALITET

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

18:27 : 29/08/2026
Para

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

TË GJITHA

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh, fituesit sërish të njëjtët

16:28 : 05/10/2026

Kromi i Bulqizës/ Koncesionari emëron administrator të tretë, a po kopjohet skema “Bankers”?!

16:25 : 05/10/2026

Shënojeni këtë datë! Astrologia Chrisanthi Kalogeri: Konflikte në dashuri dhe rikthime ish-ash!

16:14 : 05/10/2026

Tensione për ujin në Korçë, banorët e Burimasit dalin sërish në protestë

16:09 : 05/10/2026

Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale

15:59 : 05/10/2026

Kallas: Rusia po rrezikon jetë në të gjithë Evropën përmes sulmeve hibride

15:45 : 05/10/2026

Berisha – PS: Jeni bërë zëdhënës të Lubi Ballukut dhe grupeve më të egra të Europës

15:43 : 05/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com