web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestë në Burimas/ Banorët: Mos na merrni burimin, Zvezdës t’i gjendet tjetër zgjidhje

5 Tetor 2026, 16:21, Sociale CNA

Protestë në Burimas/ Banorët: Mos na merrni burimin, Zvezdës

Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në protestë kundër projektit për marrjen e ujit nga burimi i fshatit dhe dërgimin e tij drejt Zvezdës. Ata pretendojnë se pusi është ndërtuar me investime private dhe se bashkia nuk ka kontribuar financiarisht në sigurimin e ujit. 

Banorët kundërshtojnë ndërhyrjen dhe kërkojnë që Zvezda të furnizohet nga një tjetër burim. Në protestë ka pasur edhe prani të shtuar të forcave të policisë, çka ka rritur tensionet mes banorëve dhe autoriteteve. Prej ditësh, konflikti për ujin ka përshkallëzuar në Burimas. Ata thonë se ky është një burim jetik për fshatin dhe se nuk do të lejojnë që uji të merret për furnizimin e një zone tjetër.

Protestë në Burimas/ Banorët: Mos na merrni burimin, Zvezdës

Sipas tyre, pusi është siguruar falë ndërhyrjeve të mëparshme dhe investimeve private, ndërsa Bashkia Maliq nuk ka investuar në këtë vepër. Ata shprehen se janë të gatshëm të diskutojnë për zgjidhje të tjera, por jo për marrjen e ujit nga burimi që përdoret prej tyre.

“Është hera e katërt që po mblidhemi për ujin. Uji nuk është hapur nga bashkia. Ne e kemi dhuratë nga firma private që na i zuri gojën. Po të vini nëpër shtëpi, të gjitha shtëpitë janë të plasura. Bashkia nuk ka ardhur, e kemi kërkuar. Prandaj neve këtë ujë nuk ia lemë, sikur gjakun në gjunjë të vejë. Tërë fshati do ngrihet në këmbë”,-tregon një prej banorëve. 

Banorët pretendojnë gjithashtu se kanë kërkuar disa herë një takim me drejtuesit vendorë, por sipas tyre, nuk kanë marrë përgjigje. Ata kërkojnë që institucionet të ulen në bisedime me banorët dhe të gjendet një zgjidhje që të mos prekë furnizimin me ujë të Burimasit.

Përplasjet e mëparshme mes banorëve dhe policisë janë një tjetër pikë e tensionit. Protestuesit thonë se prania e madhe e forcave të rendit nuk e zgjidh konfliktin dhe se ata kërkojnë dialog me institucionet.

Protestë në Burimas/ Banorët: Mos na merrni burimin, Zvezdës

Për banorët e Burimasit, çështja nuk lidhet vetëm me furnizimin me ujë, por edhe me mënyrën se si, sipas tyre, institucionet kanë ndërhyrë në këtë zonë. Ata këmbëngulin se nuk janë kundër banorëve të Zvezdës dhe se e kuptojnë nevojën për ujë, por kërkojnë që zgjidhja të gjendet në burime të tjera. Sipas tyre, ekziston një tjetër mundësi teknike për furnizimin me ujë dhe tubacioni që kalon në zonë mund të përdoret për këtë qëllim, pa prekur burimin e Burimasit.

Protesta e banorëve të Burimasit vijon, ndërsa ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe një zgjidhje alternative për furnizimin me ujë të Zvezdës. Banorët paralajmërojnë se nuk do të lejojnë ndërhyrjen në burimin e fshatit dhe se do të vijojnë të kundërshtojnë projektin deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Ndërkohë, prania e policisë në zonë dhe tensionet e krijuara gjatë protestave të mëparshme mbajnë të lartë situatën mes banorëve dhe autoriteteve./CNA 





Lajmet e fundit nga