Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, dyshohet se mori para për të favorizuar një person me “arrest shtëpie”
Një punonjës i Policisë është arrestuar në flagrancë në Prrenjas, pasi dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të favorizuar një person ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar veprimet hetimore që çuan në arrestimin e Inspektor Çlirim Torrës, me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd.
Sipas hetimeve, dyshohet se Torra ka marrë një vlerë monetare për të favorizuar shtetasin me inicialet A.R., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Punonjësi i Policisë dyshohet se do t’i mundësonte personit të shkelte masën e sigurisë dhe të largohej nga banesa.
Në përfundim të hetimeve, ndaj Inspektor Çlirim Torrës rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Hetimi vijon nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.
AMP deklaron se do të vijojë hetimet ndaj rasteve të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e strukturave ligjzbatuese.
Aktivizohen dy vatra zjarri në Peqin, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)
Seanca plenare në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit kundër reformës territoriale (VIDEO)
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Ramës dhe Vlora Hysenit
- 16:31 Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit të Kosovës: Nuk kalon asnjë deputet (VIDEO)
- 16:29 Dy persona të vdekur dhe disa të plagosur gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez
- 16:22 Aktivizohen dy vatra zjarri në Peqin, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)
- 16:20 Seanca plenare në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit kundër reformës territoriale (VIDEO)
- 16:19 Protesta para Kuvendit të Kosovës, shoqërohet një person! Policia: Protestoni në mënyrë të qetë
- 16:08 Reforma Territoriale, Mazniku: Propozimi ynë afron strukturën administrative me qytetarët