Ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, qytetarët po protestojnë jashtë godinës së Parlamentit.
Ata janë duke protestuar kundër reformës territoriale që kërkon të miratojë Edi Rama dhe mazhoranca e tij.
Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj politikës dhe institucioneve, duke deklaruar se nuk ndihen të përfaqësuar prej tyre. Përmes protestës, qytetarët synojnë t’u përcjellin politikanëve mesazhin e tyre lidhur me mënyrën se si përfaqësohen interesat e tyre.
Në mbështetje të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit është pozicionuar në disa pika pranë godinës së Kuvendit.
Forcat e policisë po monitorojnë situatën në zonën përreth Parlamentit, ndërsa protesta zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare.
© SYRI.net
Balliu para kongresmenëve amerikanë: Dosje me dokumente për ‘narkoshtetin’, krimin dhe sigurinë kombëtare
Bashkëpunimi i TIMAK me KAYO, Këlliçi: Kush ia hapi rrugën kompanisë së Ron Yeffet për tenderin në Ukrainë?
‘E enjtja, dita e shqiptarëve’, Berisha: Mblidhuni para parlamentit, jepini përgjigjen e merituar bastionit të krimit e mafies