Messi përgatitet për lamtumirën me kombëtaren para 80 mijë shikuesve, biletat u shitën për dy orë

Messi përgatitet për lamtumirën me kombëtaren para 80 mijë shikuesve, biletat u shitën për dy orë

16:41, 05/10/2026

Lionel Messi po përgatitet për ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren e Argjentinës, në një mbrëmje që pritet të jetë historike.

Stadiumi Monumental do të jetë i mbushur me mbi 80 mijë tifozë, ndërsa biletat u shitën brenda vetëm dy orësh.

Kjo do të jetë ndeshja e 208-të e Messit me fanellën “Albiceleste”, 21 vite pas debutimit të tij ndaj Hungarisë.

Federata Argjentinase ka përgatitur një homazh special për kapitenin, ndërsa kundërshtari do të jetë Benini.

Vendimi për këtë miqësore ka shkaktuar debate, pasi vetë trajneri Lionel Scaloni ka pranuar se do të preferonte rivalë më të fortë.

Argjentina ka fituar bindshëm ndaj Bolivisë dhe Burkina Fasos, ndërsa përballja me Beninin pritet të jetë akti i fundit i një epoke.

Messi mbërrin në këtë mbrëmje me një bilanc të jashtëzakonshëm prej 125 golash me kombëtaren.

Rruga e tij me Argjentinën nuk ka qenë aspak e lehtë, me katër finale të humbura përpara se të vinte kthesa e madhe.

Në vitin 2021, Messi dhe Scaloni nisën një kapitull të ri, duke rikthyer Argjentinën te triumfi në Copa América.

Një vit më pas erdhi Finalissima dhe kulmi absolut: titulli botëror në Katar, duke mbyllur edhe krahasimet e pafundme me Diego Maradonën.

Më pas erdhi edhe Copa América 2024, duke e kthyer Messin në simbolin më të madh të futbollit argjentinas.

Tani, në moshën 39-vjeçare, “Pleshti” është gati të përshëndesë një komb që dikur e kritikonte dhe sot e adhuron.

Në Monumental nuk do të jetë thjesht një ndeshje miqësore, por fundi emocional i një historie 21-vjeçare.

Një epokë mbyllet dhe Argjentina përgatitet t’i japë përqafimin e fundit Lionel Messit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco