AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Partitë presin me rezerva propozimin e KQZ për shtrirjen e votimit elektronik në 2027

Opozita ka ngritur pikëpyetje në lidhje me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjerimin e rrethit të bashkive që do të zbatojnë numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
17 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhjet
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dy7x9qu 20220306 150127 060322 5 05 5
Një grua voton elektronikisht në një shkollë në Vorë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetarët e gjashtë bashkive, 6 mars, 2022 | Foto: LSA

Në një letër të hapur të premten Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkoi partive politike të shprehen për mundësinë e shtrirjes së votimit dhe numërimit elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Komisioneri argumenton se shtrirja e teknologjisë në një numër të kufizuar bashkish do të ishte një qasje e arsyeshme, duke marrë parasysh aspektet teknike, logjistike dhe administrative, ndërsa kërkon nga partitë që të kenë një qëndrim të qartë përpara nisjes së procesit zgjedhor.

Sipas Celibashit një vendimmarrje e KQZ-së për zgjerimin e votimit elektronik duhet të mbështetet në një qëndrim të konsoliduar politik, në mënyrë që zbatimi i tij të jetë i qëndrueshëm dhe në kohë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Por propozimi, i cili pritet të diskutohet të premten në një takim konsultues mes partive dhe KQZ-së, është pritur paraprakisht me rezerva nga partitë opozitare, ndërsa Partia Socialiste në pushtet thotë se e mbështet në parim zgjerimin e përdorimit të teknologjisë.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i tha BIRN se se kjo forcë politike “ka mbështetur dhe do të mbështesë gjithmonë çdo propozim që sjell përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore”.

“Teknologjia, e shoqëruar me garanci dhe standarde të qarta, mund të kontribuojë në rritjen e saktësisë, efikasitetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor”- shtoi ai.

Ndryshe nga PS, Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare tregon skepticizëm për propozimin dhe pse nuk ka një qëndrim të hapur kundër këtij propozimi.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, tha për BIRN se partia nuk ka ende një qëndrim politik përfundimtar për propozimin e KQZ-së dhe se po pritet konsultimi me KQZ-në për të mbajtur një qëndrim.

Por duke iu referuar qëndrimit kundër në procesin e votimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, Këlliçi shtoi, se “para se të propozojë zgjerimin e përdorimit të votimit elektronik KQZ duhet të adresojë problematikat e evidentuara gjatë proceseve të mëparshme me këtë sistem”.

PD ka kundërshtuar në 2025-ën zgjerimin e votimit elektronik, duke kërkuar transparencë dhe hetim të problematikave të konstatuara në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Sipas PD-së, disa nga shqetësimet lidhen me ndërhyrje të operatorëve teknikë në proces dhe me raste ku, sipas saj, operatorët kanë votuar në emër të zgjedhësve që nuk kanë qenë të pranishëm.

Për demokratët, zgjerimi i sistemit duhet të paraprihet nga një transparencë e plotë mbi problemet e proceseve të mëparshme dhe nga sqarimi i përgjegjësive për shkeljet e pretenduara.

Edhe Lëvizja Bashkë, një parti e re parlamentare, thotë se është në parim dakord me përdorimin e votimit elektronik, por kërkon garanci teknike që përdorimi i këtij votimi të garantojnë sigurinë dhe verifikueshmërinë e procesit.

Përfaqësuesi i kësaj partie për çështjet zgjedhore, Oltion Fociro, tha se problematika kryesore nuk lidhet me vetë parimin e votimit elektronik, por me mënyrën se si administrohet infrastruktura teknologjike që e mbështet atë.

“Ne kërkojmë që të ketë garanci protokollare për serverat ku do të hostohen sistemet dhe kundërshtojmë përdorimin e serverave të AKSHI-t, pasi këta servera nuk plotësojnë standardet dhe certifikimet e nevojshme të sigurisë”.

“Varet kush e kontrollon sistemin,” tha Fociro, duke argumentuar se kontrolli i plotë i infrastrukturës teknike nga një institucion i vetëm krijon probleme për besueshmërinë e procesit.

Një tjetër kërkesë  e Lëvizjes Bashkë është që përfaqësuesit e saj të kenë akses të drejtpërdrejtë në log-et e serverave, në mënyrë që të mund të verifikojnë se kush ka hyrë në sistem, kur ka ndodhur aksesi dhe çfarë veprimesh janë kryer.

Përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe Partisë Mundësia thanë se nuk kishin ende një qëndrim për propozimin e KQZ-së.

Votimi elektronik në Shqipëri u përdor për herë të parë si pilot në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, në 32 qendra votimi në Njësinë Administrative nr. 10 në Tiranë, ndërsa në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 u shtri në të gjithë Bashkinë Vorë.

Në zgjedhjet vendore të 2023-it, sistemi u zgjerua në 401 qendra votimi në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, duke përfshirë mbi 300 mijë zgjedhës, por u shoqërua me probleme teknike dhe vonesa në nxjerrjen e rezultateve.

dy7x9qu 20220306 150127 060322 5 05 5

Partitë presin me rezerva propozimin e KQZ për shtrirjen e votimit elektronik në 2027

16:46 | 05/10/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli lë në fuqi dënimin me 118 vjet burg për autorët e mashtrimit me call center

13:48 | 05/10/2026
hawaii turtle 2

Të mbrojmë oqeanin që bashkon kombe

13:01 | 05/10/2026
donald trump visit to china, may 2026 p20260514dt 0841

Sfida e madhe e inteligjencës artificiale

12:31 | 05/10/2026
dsc00555 scaled e1790952416936

Norvegjezi i akuzuar në Greqi: Gjyqi ka efekt “frikësues” ndaj mbrojtësve të të drejtave të migrantëve

12:00 | 05/10/2026
rama kodi

Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

07:38 | 05/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.