AKTUALITET /

VIDEO/ Tentoi të dalë nga Kuvendi ku do votohen ndryshimet për Specialen, protestuesit e kthejnë me forcë brenda godinës deputetin e Vetëvendosjes

Protestuesit e grumbulluar pranë Kuvendit kanë paralajmëruar se do të pengojnë daljen e deputetëve nga godina derisa të votohet edhe në lexim të dytë projektligji për Gjykatën Speciale.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tentoi të dalë nga Kuvendi ku do votohen ndryshimet për

Tensionet pranë Kuvendit të Kosovës kanë vijuar, ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është kthyer me forcë brenda rrethojave nga protestuesit.

Sipas pamjeve të publikuara nga VOX Kosova, disa prej protestuesve e kanë kapur fizikisht deputetin dhe e kanë rikthyer brenda barrikadave, duke mos e lejuar të largohet nga zona.

Situata pranë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta lidhet me kërkesën për përfundimin e procedurës parlamentare për projektligjin./Versus.al

 

 

Poll